Lidhu me ne

Mix

Si mund t’ua themi divorcin fëmijëve “pa dhimbje”?

Në moshën shkollore, fëmijët e kuptojnë shumë mirë se cfarë po ndodh në familjen e tyre. Edhe në rastin më të mirë kur është fjala për një divorc i cili po vjen si rrjedhojë e një vendimi të përbashkët, familja ka për detyrë të kujdeset që ky ndryshim të mos jetë traumatik për fëmijën

Megjithatë, kjo i duhet shpjeguar me qetësi e fjale të thjeshta, duke i thënë mbase se edhe pse prindërit e kanë përzemër dhe e respektojnë njëri-tjetrin, kanë parë të arsyeshme të mos jetojnë më bashkë. I duhet shpjeguar që martesa nuk po shkonte sic duhej kohët e fundit, e në këtë situatë ajo nuk ka fare faj dhe përgjegjësi (kjo është shumë e rëndësishme të nënvizohet pasi fëmijët shpeshherë e konsiderojnë veten fajtorë dhe shkaktarë të divorceve të prindërve).

Fill pas kësaj, vajza duhet siguruar që do të marrë dashurinë, afeksionin dhe mbështetjen e pakushtëzuar nga ana e të dy prindërve. Nuk duhet fajësuar prindi tjetër dhe në asnjë mënyrë të përdoret fëmija për t’u bërë aleat me njërin apo tjetrin prind. Në parim, përmbajtja e bisedës që do të bëhet me fëmijën duhet të jetë pak a shumë e qartë për të dy prindërit paraprakisht, në mënyrë që të përcillet tek ajo fakti që është një vendim i përbashkët dhe të mos ketë vend për krijimin e konfuzionit dhe mbivendosjes së mendimeve apo ndjesive nga ana e vajzës.

Gabimi më i madh që mund të bëjë një cift kur vjen puna për të folur me fëmijët për divorcin, është kur përpiqen të hedhin baltë e të fajësojnë partnerin mbi situatën e krijuar, kur përpiqen ta nxisin fëmijën të mbajë me se s’bën anën e njërit prind apo ta distancojnë fëmijën nga prindi tjetër. Sjellje të tilla nuk do të bënin gjë tjetër vecse të nxisnin ndjenja negative, trishtim dhe luhatje tek fëmija, pasi nuk duhet harruar për asnjë cast që fëmija ka nevojë për të dy prindërit, në mënyrë që secili të luajë rolin e vet prindërues dhe t’i japë mbështjetjen e duhur; qoftë dhe në distancë apo të ndarë, prindërit duhet të dinë të bashkëprindërojnë.

Divorci është një proces, e si i tillë do kohën e vet që ky ndryshim të asimilohet. Jo vetëm për ciftin që po divorcohet por edhe për fëmijën; sa më i qetë, gradual dhe i zbutur të vijë tek fëmija, aq më të lehtë do ta ketë dhe ai për t’u përshtatur me situatën e re. E mira është që kjo situatë e re të mos shoqërohet me shumë ndryshime të tjera drastike në jetën e fëmijës e të prindit me të cilin ai do të jetojë pas divorcit./Burimi “HUMANUM.AL

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix16 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix16 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix16 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix16 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix16 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix16 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix16 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix16 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar16 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook