Lidhu me ne

Mix

Dyshoni për autizëm tek fëmija? Ja si ta testoni atë në shtëpi

Here's Why the Mother-Child Bond Is So Special | The Healthy

Dyshoni per autizem tek femija? Ja si ta testoni ate ne shtepi

Para së gjithash na duhet të theksojmë se ky është thjesht një test që mund t’ju orientojë në njëfarë mënyrë. Diagnostikimin e saktë mund ta bëjë vetëm mjeku! Ndërkaq ju mund të praktikoni një test shumë të thjeshtë duke vëzhguar sjelljen e fëmijës gjatë ditës dhe natës që në muajin e 2 të jetës. Prania ose jo e autizmit përcaktohet nga ato çfarë fëmija nuk është në gjendje të bëjë në një moshë të caktuar. Sipas studimeve kontakti me sytë është shumë i rëndësishëm, duke theksuar edhe rëndësinë e buzëqeshjes si edhe vëmendjes vizuale.

4 hapat e testit të autizmit (të përshtatshëm për fëmijë nga mosha 2-9 muajsh)

  1. Skanimi i objekteve dhe imazheve

I tregoni fëmijës 2 objekte:

  • Një pikturë me ngjyra;
  • Një objekt interesant (zile bebesh).

Mbani një objekt në një dorë dhe tjetrin në dorën tjetër, duke qëndruar para fëmijës tuaj me një distancë prej 30 cm nga fytyra e tij. Fëmija mund të qëndrojë shtrirë ose ulur. Numëroni sa herë fëmija përqëndron shikimin midis objektit dhe pikturës në një minutë (në formë skanimi). Zakonisht fëmija do të skanojë secilin prej objekteve 4-8 herë në minutë, gjë e cila do të jetë edhe më e shpeshtë nëse fëmija është më i madh.

  1. Testi i objekteve dhe tingujve

Fëmija duhet të qëndrojë në një karrige të lartë. Merrni një objekt interesant (edhe në këtë rast mund të përdorni një pikturë me ngjyra) si edhe një zile që bën një zhurmë të këndshme. Në momentin që fëmija është duke parë pikturën ju duhet t’i bini ziles të cilën fëmija nuk duhet ta ketë para syve. Sjellja normale do të jetë ajo e karakterizuar nga interesi i fëmijës për të gjetur burimin e tingujve.

Nderkohë mbani shënim:

  • Sa shpesh fëmija kthen kokën për të gjetur nga vjen tingulli;
  • Pas sa kohësh nga momenti që filluat t’i binit ziles fëmija filloi të kthente kokën. Zakonisht fëmija duhet të kthehet pas 2-3 sekondave. Edhe në këtë rast sa më i madh të jetë ai aq më shpejt do të shkëputë shikimin nga piktura për të ndjekur tingujt.
  1. Marrëdhëniet sociale

Për të bërë këtë test fëmija juaj duhet të jetë të paktën 3 muajsh. Shikoheni beben në fytyrë duke qëndruar serioze dhe më pas bëj një buzëqeshje të madhe. E bëni këtë veprim katër herë rresht duke mbajtur secilën buzëqeshje për 5 sekonda në fytyrë. Mbani shënim sa herë bebi i është përgjigjur buzëqeshjes tuaj. Zakonisht bebi do t’ju buzëqeshë sa herë ta bëni edhe ju.

  1. Përdorni një objekt të kuq

E vendosni bebin në shpinë dhe anash kokës së tij, nga te dyja anët vendosni nga një jastëk në mënyrë që ai të mos e kthejë shumë kokën. Merrni një top të kuq dhe e kaloni nga e majta në të djathë me ngadalë dhe anasjelltas. Shkruani sa herë e ndoqi fëmija topin dhe nëse e skanoi atë vetëm në një distancë të vogël. Normalisht pritet që fëmija të skanojë objektin vetëm me sy, pra pa lëvizur kokën. Sa më i madh të jetë ai aq më butësisht do ta skanojë objektin.

E theksojmë sërish: këto teste nuk ju bëjnë të aftë për të diagnostikuar autizmin, por mund t’ju orinentojnë disi për të biseduar me mjekun. Rezultatet e testit duhet t’ja paraqisni mjekut.

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix14 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix14 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix15 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix15 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix15 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar15 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport15 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix15 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix15 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook