Lidhu me ne

Mix

5 arsyet me te shpeshta pse femija s’ka oreks, nuk ha …

Shpesh fëmijët nuk kanë oreks, madje refuzojnë edhe ushqimet e tyre të preferuara. Kjo gjë është shumë shqetësuese për nënat të cilat shqetësohen nëse fëmija e tyre është duke ngënë mjaftueshëm. Gjithsesi është e zakonshme për fëmijët e moshës 2 deri në 6 vjeç të kenë luhatje oreksi në varësi të ritmit të rritjes, niveleve të energjisë së ruajtur dhe gjendjes emocionale. Por nëse humbja e oreksit shoqërohet nga rënia drastike e peshës atëherë ju duhet të konsultoheni me pediatrin tuaj.

Këto janë arsyet më të shpeshta që shkaktojnë humbjen e oreksit tek fëmijët.

Ritmi i ulët i rritjes

Ndryshimet në ritmin e rritjes mund të shkaktojnë çrregullime të oreksit tek fëmijët. Gjatë vitit të parë fëmijët rriten shpejt, por gjatë vitit të dytë rritja fillon të ngadalësohet. Ndaj ata nuk kanë më nevojë për të njëjtën sasi ushqimi, për këtë arsye oreksi i tyre do të ulet ndjeshëm.

Stresi

Stresi mund të ketë shumë efekte negative tek fëmijët, ndër to edhe humbje oreksi. Nëse fëmija juaj e ka humbur paksa interesin për ushqimin dhe ka probleme me gjumin atëherë shkaktar mund të jetë edhe stresi. Në mënyrë që ta ndihmoni fëmijën tuaj të rifitojë oreksin, ju duhet të gjeni shkakun e stresit të tij dhe ta eleminoni atë.

Anoreksia

Ndonjëherë fëmijët zhvillojnë një ndjenjë negative ndaj ushqimit dhe zgjedhin të mos e konsumojnë atë për një kohë sa më të gjatë, madje ekzistojnë edhe në rastet kur konsumojnë ushqime të cilat janë jo të mjaftueshëm të pasura me lëndë ushqyese dhe i  “pushton” një ndjenjë faji pas konsumimit të tyre. Nëse fëmija juaj shfaq episode të tilla, të shoqëruara me humbje peshe, atëherë ai po vuan nga anoreksia dhe ka nevojë për ndihmën e mjekut.

Medikamentet

Nëse se fundmi fëmija është trajtuar me antibiotikë, mund të ketë më pak oreks për të ngrënë se ditët normale. Humbja e oreksit është efekt anësor i zakonshëm për disa lloje antibiotikësh apo disa lloje të tjera medikamentesh.

Konstipacioni

Lëvizja e çrregullt e zorrëve mund të shkaktojë konstipacion tek fëmijët dhe humbja e oreksit është një simptomë e zakonshme e konstipacionit. Por mos u shqetësoni sepse pas “lirimit” nga konstipacionit, oreksi i fëmijës do të rikthehet si më parë.

MË TEPËR

Kioske7 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar7 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore7 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix7 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix7 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar7 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix7 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix7 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix7 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook