Lidhu me ne

Mix

Vizita e pare tek dentisti per femijen

0Shumica e fëmijëve nuk e kanë bërë vizitën e tyre të parë tek dentisti deri pas moshës 2 vjeçare. Në fakt mosha mesatare për vizitën e parë tek dentisti është 2.5 vjeç, pasi shumë prindër mendojnë se vizitat më të hershme janë humbje kohe dhe parash pasi në atë periudhë fëmijët do të kenë vetëm pak dhëmbë.

Por sipas “American Academy of Pediatrics”, një fëmijë duhet ta bëjë vizitën e tij të parë te dentisti në moshën 1 vjeçare ose 6 muaj pas daljes së dhëmbit të parë.

A ka rëndësi kujdesi për dhëmbët e parë?

Sipas tyre dhëmbët e parë luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin dentar të fëmijëve. Kujdesi për dhëmbët e parë është thelbësor pasi kavitetet mund të hapin rrugën për sëmundje të tjera dentare, duke bërë të mundur që bakteret të kolonizojnë mishin e dhëmbëve të fëmijëve.

Kjo gjë shkakton humbjen e parakohshme të dhëmbëve të qumëshit, por humbja e dhëmbëve të qumëshit përpara se fëmija të jetë gati për dhëmbët e përhershëm mundë të krijojë probleme serioze me dhëmbët e tyre në moshë madhore.Gjithashtu ekzaminimet e hershme dentare janë një mënyrë e mirë për të mësuar fëmijët të kujdesen për shëndetin e tyre dentar dhe të sigurojnë një higjienë orale.

Prezantimi i hershëm me dentistin është dhe një metodë e mirë për të hequr frikën që shumë fëmijë kanë prej tyre.Por nëse fëmija juaj është pak më i madh në moshë dhe ndihet në ankth për vizitën e tij të parë tek dentisti, ju duhet ta bindni atë që asgjë e keqe nuk do të ndodhë. Veprimi më i mirë që mund të bëni është ta qetësoni atë duke i treguar të gjithë proçesin që do të ndiqet gjatë vizitës dhe t’i jepni mbështetjen tuaj duke i thënë se do të jeni më të gjatë gjithë kohës.

Si të zgjedhim dentistin e duhur për fëmijën?

Zgjedhja e dentistit të fëmijëve është gjithashtu shumë e rëndësishme. Dentisti duhet të ketë eksperiencë pune në trajtimin e fëmijëve dhe ambienti i tij i punës duhet të jetë plot ngjyra dhe tërheqës për fëmijët në mënyrë që ata mos të frikësohen nga zhurmat e çuditshme dhe mjetet e shndritshme që dentisti përdor.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix16 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix16 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix16 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix16 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix16 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix16 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix16 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix16 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix16 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook