Lidhu me ne

Radar

“Pazaret me qeverinë”/ Berisha: Ja dy problemet kreysore në drejtimin e opozitës

Berisha në Këshillin Kombëtar: Sëmundja e udhëheqjes

Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën  e tij para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të partisë, nuk la pa përmendur edhe dështimet e drejtuesve të mëparshëm.

Berisha theksoi se PD-ja kaloi nga humbja në humbje për shkak të drejtuesve dështakë të partisë.

‘PD kaloi nga disfata në disfatë, humbje në humbje për shkak të drejtimit problematik, dështak të drejtuesve të saj. Jo për shkak të anëtarëve. Ata iu përgjigjën çdo thirrje në 8 vite. Ata sakrifikuan, bënë çdo sakrificë në 8 vite. E gjitha kjo përbën një detyrim madhor për ne. Ata ishin, siç dëshmuan në lartësinë e misionit dhe idealeve të tyre. 44 mijë luftëtarë të lirisë, morën pjesë në këtë rithemelim.

Ronald Regan e ka të pavdekshme thënien e tij ‘problemi është qeveria’. Ne nuk jemi qeveri, por opozitë. Dhe problemi është udhëheqja. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë këtë thënie, këtij gjeniu të konservatorëve mbi tokë.

Si mund të jetë problematike udhëheqja e opozitës. Dy janë problemet kryesore.  

E para; pazaret me qeverinë, për interesa personale. Ato detyrojnë udhëheqjen që të shkelmojë mbi interesat e anëtarëve. Shembulli më tragjik jemi ne PD në vitet e shkuara.

Sot ne kemi një ndryshim të madh. Jeni ulur në këtë sallë si përfaqësues të demokratëve dhe demokratëve shqiptarë, të zgjedhur me votën e tyre, përfaqësues të vullnetit të tyre, dhe jo të kryesisë apo të kryetarit të partisë.

Çfarë do të thotë kjo?!

Të atyre që e ngritën në këtë nivel PD, dhe që alternativen e saj e çuan në ‘To be or not to be. Ata presin nga ju çdo ditë, udhëheqje, vizion vendosmëri.

Cila është sëmundja e dytë e udhëheqjes opozitare. E dyta me efekte shkatërrimtare për opozitën është protagonizmi vantosh-opozitar. I kënaqur se ke një vend, mandat, një post, dhe të tjetër të shohin. Por ti çfarë bën?! Opozita profesioniste është një opozitë që nuk duhet të pushoj.

Ndaj ka një antidot, unë dhe të gjithë drejtuesit, çdo mëngjes duhet të themi; çfarë do bëj unë kundër këtij regjimi? Një betejë e paparë në Shqipëri do ishte zgjidhja’, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook