Lidhu me ne

Mix

10 dobi, që fiton shëndeti gjatë muajit të Agjërimit

Shumë njerëz e shohin agjërimin si obligim fetar por vetëm disa i dinë dobitë shëndetësore që ka. Agjërimi është praktikë e mirë, nëse aplikohet në mënyrë të duhur. Ndihmon në eliminimin e toksinave/helmeve nga trupi, redukton sheqerin dhe yndyrën në gjak. Krijon shprehi të të ushqyerit të shëndetshëm dhe rritë imunitetin. Këtu janë 10 dobitë më të mëdha që mund të I përfitoni nga agjërimi.

1. Agjërimi rritë detoksifikimin

Ushqimet e përpunuara përmbajnë shumë aditiv. Këta aditivë bëhen toksina në trup. Disa nga to nxisin prodhimin e produkteve të avancuara përfundimtare të sheqerosura (Advanced Glycation End Products (AGEs). Shumica e këtyre toksinave depozitohen në yndyra. Yndyra digjet gjatë agjërimit, veçanërisht kur prolongohet. Dhe toksinat pra lirohen. Mëlçia, veshkat si dhe organet e tjera janë të përfshira nga detoksifikimi.

2. Agjërimi pushon sistemin e tretjes

Gjatë agjërimit, organet digjestive pushojnë. Funksioni normal fiziologjik vazhdon sidomos në prodhimin e sekrecioneve digjestive, por në shkallë të reduktuar. Kjo ndihmon në mbajtjen e balancit të lëngjeve në trup. Zbërthimi i ushqimit bëhet me ritme të qëndrueshme. Lirimi i energjisë po ashtu ndjekë një model gradual. Agjërimi, megjithatë nuk ndalon prodhimin e acideve në stomak. Kjo është arsyeja përse pacientët me sëmundjen e ulçerës peptike këshillohen që të agjërojnë me kujdes. Disa ekspert mendojnë që ata nuk duhet të agjërojnë fare.

3. Agjërimi zgjidh problemet inflamatore

Disa studime tregojnë që agjërimi nxitë shërimin e sëmundjeve inflamatore/ndezjes dhe alergjive. Shembuj të këtyre sëmundjeve inflamatore janë artriti reumatoid, artriti dhe sëmundjet e lëkurës si psoriasi. Disa ekspert pohojnë që agjërimi mund të nxisë shërimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve siç është koliti ulceroz.

4. Agjërimi ulë sheqerin në gjak

Agjërimi rritë zbërthimin e glukozës në mënyrë që trupi të marrë energji. Redukton prodhimin e insulinës. Kjo e pushon pankreasin. Glukagoni prodhohet për të mbështetur zbërthimin e glukozës. Rezultati i agjërimit është reduktimi i sheqerit në gjak.

5. Agjërimi rritë zbërthimin e yndyrës

Përgjigjja e parë e trupit ndaj agjërimit është zbërthimi i glukozës. Kur depoja e glukozës është e lodhur, fillon ajo që quhet ketosis. Kjo është zbërthimi i yndyrave për të liruar energji. Yndyrat e depozituara në veshka dhe muskuj zbërthehen për të liruar energji.

6. Agjërimi përmirëson shtypjen e lartë të gjakut

Agjërimi është një nga metodat pa ilaçe për të reduktuar shtypjen e gjakut. Ndihmon në uljen e rrezikut të arterosklerozës. Arteroskleroza është bllokimi i arterieve nga pjesët e yndyrës. Gjatë agjërimit, glukoza dhe më vonë edhe depozitat e yndyrës përdoren për të prodhuar energji. Shkalla e metabolizmit ulet gjatë agjërimit. Hormonet si adrenalina dhe noradrenalina gjithashtu zvogëlohen. Kjo e mban metabolizmin të qëndrueshëm dhe brenda limiteve. Dobia e kësaj është ulja e presionit të gjakut.

7. Agjërimi nxitë humbjen e peshës

Agjërimi nxitë humbjen e shpejtë të peshës. Redukton sasitë e deponuara të yndyrës në trup. Megjithatë, agjërimi nuk është strategji e mirë për humbjen e peshës. Reduktimi i yndyrës dhe konsumimit të sheqerit, dhe rritja e konsumimit të frutave janë masa më të mira për të arritur uljen e peshës.

8. Agjërimi nxit dietë të shëndetshme

Është vërejtur se agjërimi ulë dëshirën për ushqime të përpunuara. E nxitë dëshirën për ushqime natyrale sidomos ujin dhe frutat. Kjo është një mënyrë se si agjërimi nxitë një stil jete të shëndetshme.

9. Agjërimi rrit imunitetin

Kur një individ është në dietë të balancuar në mes të dy agjërimeve, kjo mund të rrisë imunitetin. Eliminimi i toksinave dhe reduktimi i depozitave të yndyrës gjithashtu ndihmojnë trupin. Kur një njeri përdorë fruta për ta prishur agjërimin, ato rrisin sasinë e vitaminave dhe mineraleve esenciale në trup. Vitaminat A dhe E janë antioksidant të mirë që janë prezent në fruta. Ato ndihmojnë në rritjen e imunitetit.

10. Agjërimi mund të ndihmojë në tejkalimin e varësive

Disa autor tregojnë se agjërimi mund të ndihmojë vartësit të ulin dëshirën e tyre për nikotinë, alkol, kafeinë dhe substanca të tjera abuzive. Edhe pse ka një mori gjërash të tjera që kërkohen për të zgjidhur problemin e varësive, agjërimi mund të luaj një rol.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook