Lidhu me ne

Kryesore

Rikthimi i Berishës, ambasadori italian: Ndërkombëtarët s’mund të ndërhyjnë

Rikthimi i Berishës, ambasadori italian: Ndërkombëtarët

Ambasadori Italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci shprehet se ndërkombëtarët nuk duhet të ndërhyjnë në rikthimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Mirëmëngjes”, ai tha se janë votuesit ata që vendosin se kush do të jetë lideri i tyre, ndërsa vuri theksin te rëndësia që ka angazhimi i politikanëve të rinj.

“Ne nuk mund të ndërhyjmë, ne si Itali, ne si ndërkombëtarë mendoj, se është mjaft delikate të ndërhysh në dinamikat e brendshme të një partie. Ajo që mund të them, nga një këndvështrim më i përgjithshëm sa i takon opozitës, është se në gjirin e saj ka mjaft politikanë të rinj, të zotë, të aftë, mendoj se ky është pikërisht momenti kur të shohim drejt së ardhmes”, u shpreh ambasadori.

Ky i fundit solli në vëmendje dhe një shprehje të Alcide de Gasperi që ka qenë një ndër kryeministrat e shquar të Italisë.

“Politikanët mendojnë gjithmonë për zgjedhjet e ardhshme. Burrat e shtetit mendojnë për brezat e ardhshëm”, tha ai.

Sa i përket paralajmërimit se edhe Europa do të konsiderojë shpalljen “non grata” të personave të korruptuar, Bucci deklaroi se bëhet fjalë për një institut tipik amerikan dhe vlerësime legjitime të secilit vend.

“Unë besoj se çdo sistem politik duhet të ketë instrumentet dhe mekanizmat e tij për të ndërhyrë në rast se ekzistojnë arsye të qenësishme e të bazuara në prova kur një person ka kryer krim. Magjistratura për këtë shërben. Ajo është e pavarur dhe duhet të ndjekë krimet. Për pjesën tjetër, është e vështirë të japësh gjykime mbi sisteme të tilla”, tha ambasadori.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook