Lidhu me ne

Mix

10 vendet turistike më të bukura në botë, sipas TikTok

Burj Khalifa, Dubai, Emiratet e Bashkuara / Credits: Unsplash

Edhe pse TikToku njihet tashmë për videot virale qoftë ato me kërcime apo edhe ato humoristike, kjo platformë mund të përdoret edhe si një tregues i vendeve më popullore për sa i përket turizmit.

Faqja e udhëtimeve Next Vacay ka analizuar të dhëna nga kjo platformë për të ndërtuar një studim rreth atraksioneve më ‘të preferuara në TikTok’.

E para në listë ishte Disney World në Orlando dhe kjo nuk duhet të vij si çudi kur merret parasysh që moshat e reja dhe fëmijët janë ata që zënë pjesën më të madhe të përdoruesve të TikTok.

Kjo është lista e 10 pikave turistike më tërheqëse në botë sipas TikTok:

1 – Disney World – Orlando, SHBA (8.6 miliardë shikime)

Resorti i Walt Diseny i njohur ndryshe edhe si Disney World, është një kompleks argëtimi masiv në Orlando, Florida. Ai u hap për herë të parë në vitin 1971 nga kompania e famshme e filmave të animuar Walt Disney. Që atëherë, ky vend ka tërhequr familje nga e gjithë bota me atraksione të ndryshme që përqendrohen rreth personazheve më të famshme të filmave Disney dhe jo vetëm.

2 – Burj Khalifa – Emiratet e Bashkuara (1.9 milardë)

Burj Khalifa apo Kulla Khalifa është ndërtesa më e lartë në botë e inauguruar në vitin 2019 në Dubai. Disa nga gjërat që mund të bëhen gjatë një vizite në Burj Khalifa janë ngjitja deri në majë për të parë pamjet piktoreske, vizita në restorantin At.mosphere apo edhe një rezervim në SPA-në e hotelit ekskluziv të Armani-t.

3 – Kulla Eifel, Francë (719 milionë)

Kulla Eifel është kthyer tashmë në një destinacion emblematik në kryeqytetin e Francës, Parisin. Ajo është emërtuar pas inxhinierit të saj Gustave Eiffel dhe nofka e përdorur nga parisienët është La dame de fer apo Zonja e Hekurt. Kjo kullë njihet edhe si monumenti më i vizituar në botë dhe që prej vitit 1991 ajo është bërë pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.

4 – Taj Mahal, Indi (377 milionë)

Taj Mahal i njohur ndryshe i ‘Pallati i Kurorës’ është një mauzoleun islamik i ndërtuar krejtësisht nga mermeri, gjë që i ka dhënë të gjitha karakteristikat e nevojshme për t’u kthyer në një prej 7 mrekullive të botës. Ajo u porosit në vitin 1632 nga perandori Shah Jahan në nder të gruas së tij Mumtaz Mahal. Taj Mahal është pjesë e një kompleksi të madh që përfshinë një xhami, disa kopshte madhështore dhe një lumë që rrethon të gjithë kompleksin.

5 – Grand Canyon, SHBA (273 milionë)

Një nga kanionet më të famshme në botë por edhe një pikë turistike e preferuar nga turistë nga e gjithë bota, Grand Canyon është një monument natyror i gdhendur nga vetë Lumi i Kolorados në Arizona, SHBA.

6 – Las Vegas Strip, SHBA (259 milionë)

Las Vegas Strip është një pjesë e Bulevardit Jugor të Las Vegas në Nevada, SHBA. Pak mund të thuhet për Las Vegas që ende nuk dihet tashmë. Ai është qyteti ku përqendrohen hotelet, resortet, luksi dhe kazinotë më të famshme në botë. Atraksionet që ofrohen këtu nuk janë për të gjithë, por ata që tërhiqen nga dritat dhe ndërtesat luksoze janë gjithnjë të mirëpritur këtu.

7 – Ura Golden Gate, SHBA (118 milionë)

Kjo urë është një ikonë e San Franciskos në SHBA. Ajo bashkon Gjirin e San Franciskos me Oqeanin Paqësor dhe vizitohet nga miliona amerikanë dhe turistë të huaj çdo vit.

8 – Hoover Dam, SHBA (79 milionë)

Hoover Dam është një digë dhe strukturë e madhe betoni brenda Kanionit të zi në Lumin e Kolorados e cila ndodhet në kufirin e Nevadës dhe Arizonës në SHBA. Ajo u ndërtua në vitet 30-të gjatë Depresionit të Madh dhe ndërtimi i saj i ka kushtuar jetën qindra njerëzve.

9 – Parku Kombëtar Yosemite, SHBA (59 milionë)

Paru Yosemite është një Park Kombëtar në Kaliforni të SHBA-së. Ai është i rrethuar nga Pyjet Sierra. Ky park mori statusin Objekt i Trashëgimisë Kulturore në vitin 1984 dhe dallon për kodrat e granitit, ujëvarat, burimet e pastra, malet, liqenet, akullnajat dhe diversitetin e faunës.

10 – Stonehenge, Mbretëri e Bashkuar (52 milionë)

Stonehenge është një monument prehistorik dhe tejet misterioz në Wiltshire, Angli. Ai përbëhet nga një unazë e jashtme gurësh masiv të cilët janë mbi 4 metra të lartë dhe peshojnë rreth 25 ton secili. Këto gurë janë pjesë e monumenteve të periudhës së Neolitit dhe Epokës së Bronzit. Arkeologët mendojnë se Stonehenge u ndërtua dikur mes shekullit 3000 dhe 2000 para erës sonë dhe sot e kësaj dite, pavarësisht disa teorive, nuk dihet ende se si njerëzit e asaj kohë kanë pasur mundësi të ndërtojnë këtë strukturë kaq të rëndë pa asnjë teknologji të avancuar.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook