Lidhu me ne

Mix

Si bëhet çokollata?

Si bëhet çokollata?

Si bëhet çokollata?Foto ilustruese

Çokollata prodhohet nga kokrrat e kakaos Teobroma, një pemë e vogël me gjelbërim të përhershëm që rritet në pyjet tropikale të Amerikës Qendrore dhe Jugore. E përkthyer në greqisht si “ushqimi i perëndive”, bishtajat e saj zgjaten deri në 35 cm dhe ndryshojnë në ngjyrë, nga e verdha e ndezur deri në vjollcën e theksuar.

Dëshmitë arkeologjike – gjurmët e kakaos në qeramikën e lashtë – sugjerojnë se njerëzit i kanë shijuar produktet e kakaos prej të paktën 5300 vjetësh (që në vitin 3300 Para Krishtit). Majat, banorë indigjenë të Amerikës Qendrore dhe Meksikës, e konsumonin si një pije të trashë, me shkumë, të hidhur.

Po ashtu kokrrat e kakaos u përdorën si monedha në vitet 250-900. Ato vlerësoheshin aq shumë, sa që Aztekët (rreth viteve 1345-1521) besonin se kakaoja ishte një dhuratë nga perëndia Ketzalkoatl. Ata e vazhduan traditën e Majave të përgatitjes së kakaos si pije, dhe kjo e fundit u konsumua rregullisht nga sundimtarët, priftërinjtë dhe fisnikët.

Kakaoja konsumohej për një sërë qëllimesh, duke përfshirë ato mjekësore, por edhe si afrodiziak, dhe ishte pjesë e racioneve që mbanin me vete ushtarët Aztekë. Në raste të veçanta si dasmat, edhe anëtarëve të shtresës së ulët të shoqërisë, u jepej nga një gllënjkë e pijes “hyjnore”.

Sot, kakaoja kultivohet nga njeriu në zonat tropikale rreth ekuatorit, ku kushtet klimatike janë të përshtatshme për natyrën e çuditshme të kësaj bime: temperatura të larta, shumë reshje dhe ajër i lagësht. Ndërkohë, mbulesa e pyjeve tropikale ofron hije dhe mbrojtje nga era.

Rritja

Si bëhet çokollata?

Pema e kakaos Teobroma ka lule në grupe të vogla përgjatë trungut dhe degëve kryesore të poshtme. Pasi pjalmohen, këto lule shndërrohen në bishtaja. Atyre u duhen rreth 5 apo 6 muaj për t’u pjekur, duke marrë një ngjyrë të verdhë në portokalli.

Ndarja nga lëvozhga

Si bëhet çokollata?

Pasi piqen, bishtajat mblidhen me dorë dhe ndahen duke marrë 20-60 kokrra ovale përgjatë boshtit të gjatë, të zhytura në një lëng të ëmbël, të bardhë, të quajtur mucilagjinoz. Kjo ndodh zakonisht në të njëjtën ditë kur ato janë korrur, ose të paktën brenda disa ditësh. Nëse doni, mund t’i hani kokrrat e kakaos të papërpunuara, por ato kanë një shije të hidhur.

Fermentimi

Si bëhet çokollata?

Tuli i bishtajës dhe kokrrat e saj nxirren prej andej. Më pas ndodh fermentimi i kujdesshëm që i jep aromën tradicionale falë një procesi mikrobik. Në fillim reagon majaja, pastaj bakteret e acidit laktik dhe në fund bakteret acetike. Procesi i fermentimit i modifikon kokrrat e kakaos dhe eliminon mucilagjinët, duke ia ndryshuar ngjyrën, shijen dhe aromën kokrrave.

Tharja

Si bëhet çokollata?

Kokrrat e kakaos thahen për t’u hequr lagështinë që përmbajnë. Tradicionalisht, kjo bëhet natyrshëm nga Dielli, dhe procesi i tharjes vazhdon që t’ia zhvillojë shijen. Tharja e shpejtë e fasuleve do t’i bëjë më të hidhura. Një tharje më e kujdesshme, do të bëjë që acidi acetik i paqëndrueshëm të avullojë gjatë procesit të tharjes, duke prodhuar një shije më pak acide (dhe kësisoj më të këndshme).

Pjekja

Si bëhet çokollata?

Pjekja e zhvillon më tej aromën, dhe po ashtu i sterilizon kokrrat, duke vrarë të gjitha mikroorganizmat (si bakteret) nga cipa e jashtme. Fermentimi i suksesshëm është një proces i rëndësishëm mikrobik. Ai do të krijojë natyrshëm kushte ideale për bakteret, kërpudhat dhe mykun. Ndaj pjekja është thelbësore për të zhdukur këta patogjenë potencialisht të rrezikshëm. Ky proces ndihmon edhe për të zhdukur shijet e vazhdueshme acidike, duke e bërë më të lehtë fazën tjetër.

Çarja e tyre

Si bëhet çokollata?

Kokrrat e pjekura të kakaos çahen, duke ushtruar presion me një grirëse të posaçme, që i ndan lëvozhgat nga kokrrat.

Ndarja e kokrrave nga lëvozhga

Në fillim ky proces heq lëvozhgat më të lehta dhe grimcat e pluhurit, duke lënë kokrrat. Në fillim, kjo bëhet me dorë përmes një site. Kokrrat hidhen në ajër dhe më pas bien sërish në sitë. Gjatë këtij procesi lëvozhgat e lehta fluturojnë tej dhe ndahen nga kokrrat e kakaos. Nëse kjo punë kryhet në natyrë dhe në një ditë me erë, do të jetë më e lehtë. Sot, ky proces kryhet nga një makineri e veçantë.

Bluarja

Si bëhet çokollata?

Kokrrat pa lëvozhgë bluhen dhe u shtohet sheqer. Kokrrat e kakaos janë shumë të hidhura dhe me një aromë të fortë, ndaj shtimi i sheqerit i bën ato më të ëmbla. Kjo praktikë ishte një zhvillim i mëvonshëm në prodhimin e çokollatës, që ndodhi në shekullin XVI-të, kur kakao mbërriti në Spanjë.

Temperimi

Si bëhet çokollata?

Ngrohja dhe ftohja ngadalë e çokollatës, bën që yndyrat të kristalizohen në mënyrë të njëtrajtshme dhe çokollata të thyhet me një kërcitje të këndshme. Po ashtu, ajo ndihmon për t’i dhënë çokollatës butësinë dhe shkëlqimin që e karakterizon.

Dhënia e formës

Si bëhet çokollata?

Përzierja derdhet në një kallëp ku ftohet, përpara se të paketohet dhe dërgohet në qendrat e shpërndarjes gati për t’u konsumuar.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook