Lidhu me ne

Kryesore

Gjysëm Buxheti

qeveria-701x467

Buxheti ka lindur si instrument i planifikimit të shpenzimeve dhe kontrollit të administrimit në organizatat ekonomike. Të njejtin qëllim luan edhe buxheti qeveritar—parashikon ecurinë e hyrjeve dhe daljeve të të ardhurave nga arka e shtetit; verifikon dhe kontrollon ecurinë faktike të të ardhurave për të shmangur vështirësitë apo të papriturat dhe, mbi të gjitha, ndihmon për teë bërë përmirësimet dhe rregullimet e nevojshme në buxhet.

Përditësimi i buxhetit mbi bazën e të dhënave të papritura është detyra kryesore e atij që ka përgjegjësinë për kontrollin dhe drejtimin e financave të kompanisë.

Në rastin e shtetit, kjo detyrë i takon Ministrit të Financave, i cili monitoron të dhënat për ecurinë fiskale dhe përshtat mbi këtë bazë planin e shpenzimeve apo nivelin e taksimit, në mënyrë që të ketë gjithmonë të paratë e nevojshme për të përmbushur detyrimet e shtetit dhe për të mbyllur bilancin në mënyrën e parashikuar.

Në përgatitjen e buxhetit, vendimet për shpenzimet dhe të ardhurat bëhen mbi bazën e politikave ekonomike, të cilat duhet të sigurojnë qëndrueshmërinë financiare, si dhe rritje të pranueshme të ekonomisë për të përmirësuar mirëqenien e popullsisë. Përmbushja e këtyre objektivave ekonomike garanton qëndrueshmërinë politike të vendit.

Organizatat ndërkombëtare si BE, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar etj, janë gjithashtu të interesuara të verifikojnë saktësinë dhe qëndrueshmërinë e parashikimeve, për të vendosur nëse duhet të ndihmojnë apo jo.

Përkundër këtyre standarteve në Shqipëri ka mbërritur një sistem i ri: gjysëm buxheti, në të cilin funksioni parësor dhe fillestar i buxhetit—kontrolli i ecurisë së hyrje-daljeve të të ardhurave—është injoruar plotësisht, të paktën, për pjesën e të hyrave, vetëm për të mos pranuar se ka vështirësi në mbledhjen e të ardhurave; ndërsa është zhdukur fare dimensioni shumëvjeçar i buxhetit.

Për të pasur argumenta politikë për t’i përdorur para mediave janë modifikuar pak shifrat e shpenzimeve.

Pastaj, krijojnë qëllimisht ngatërresë mes parashikimeve dhe realitetit (…kush do ta kuptojë?), dhe kështu arrijnë të thonë se kanë “ulur borxhin” dhe “optimizuar shpenzimet”.

Por për për borxhin në fakt është ulur vetëm parashikimi dhe në fakt borxhi rritet jo pak, ndërsa shpenzimet korrente apo të investimeve janë “optimizuar” duke i ulur, për shkak se arka është bosh.

Gjysëm buxheti ka vetëm funksion propagandistik, ashtu si fatkeqësisht të gjitha veprimet ekonomike të kësaj qeverie: sa për të treguar që qeveria bën ndonjë gjë, thotë ndonjë gjë, apo di ndonjë gjë./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske22 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix22 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix22 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike22 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix22 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix22 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix22 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix22 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet22 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook