Lidhu me ne

Kryesore

Telefonat më të mirë në botë

flagship-smartphones-aa-13-of-18-840x473

Në pamje të parë mund të duken të gjithë njësoj dhe shumë prej tyre operojnë me të njëjtin sistem dhe kanë të njëjtat parametra në brendësi, por telefonat inteligjentë ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri, pavarësisht sa të ngjashëm na duken ne.

Tech Insider ka bërë një listë me 20 telefonat më të mirë që janë aktualisht në treg.

20- BlackBerry Passport. Mund të duket i çuditshëm në pamje të parë, por ata që i kanë besuar këtij produkti të kompanisë kanadeze, kanë mbetur të gjithë të kënaqur. Ka një tastjerë fizike të ndërtuar me stil, por pika e fortë është ekrani unik.

19 – Blackberry Classic. Është i ngjashëm me modelet më të hershme të kompanisë kanadeze, por ka parametra më të fuqishme, një ekran me prekje që nuk të lë në baltë asnjëherë dhe një tastjerë fizike të shkëlqyer.

18 – Microsoft Lumia 950. Për të gjithë ata që duan të kenë një telefon me sistem operimi Windows, ky është i vetmi që mund të zgjedhin. Megjithëse shumë përdorues janë ankuar për të, telefoni është pajisja e duhur për njerëzit që punojnë vetëm me aplikacionet e Microsoft. Ka një kamera të mirë dhe mund të lidhet me një tastjerë, mause apo monitor.

17 – BlackBerry Priv. Është hapi i parë i BlackBerry që pas vendimit për të hequr dorë nga sistemi i vet i operimit. Në pamje të parë mund të duket si një telefon normal me sistem Android, por edhe këtu kanadezët nuk kanë hequr dorë nga ajo që i dallon; tastjera fizike, që del pasi zhvendos ekranin me shina.

16 Moto G4. Është në treg në tre modele të ndryshme që ndryshojnë vetëm nga hapësira që kanë. G4 Plus ka një kamera të shkëlqyer dhe identifikim me gjurmën e gishtërinjve. Ajo që e ngjit ka lartë në këtë rënditje është çmimi që gjendet nga 200 deri në 250 dollarë.

15- iPhone 6 Plus. Ndoshta meriton që të jetë më lartë, por çmimi i kripur e ka zbritur kaq poshtë, duke patur parasysh faktin që e vetmja gjë ekstra që ka ndaj iPhone 6 është ekrani, që vjen me 100 dollarë më shumë.

14 – iPhone 6. Ka një vit që ka dalë në treg, por mbetet një opsion i mirë për të gjitha ata që duan një pajisje të Apple, por pa harxhuar shumë para…pastaj askush nuk do ta marrë vesh që nuk keni iPhone-n e fundit, për shkak të pamjes identike me 6S.

13 – Moto X Pure. Mund të duket model i vjetër, por sërish mbetet një telefon me sistem Android i përkryer. Çmimi e bën më tundues këtë pajisje; 299 dollarë.

12 – Samsung Galaxy Note 5. Kompania prezantoi së fundmi Note 7, por paraardhësi i tij mbetet ende një model që nuk duhet harruar apo nënvlerësuar. Është një telefon me ekran të madh dhe i pajisur me një laps për të shkruar mbi të…pastaj edhe çmimi, pasi duke hequr dorë nga pak gjëra ekstra të 7, mund të kursesh 300 dollarë.

11- LG G5. Ka një dezajn metalik të jashtëzakonshëm, bateri të lëvizshme dhe kamer dual-lente, që ofrojnë foto në cilësinë maksimale.

10 – HTC 10. Kompania ka patur problemet e veta me disa pajisje me sistemin Android, por me 10 duket se të gjitha këto problematika janë lënë pas krahëve.

9 – Moto Z. Është telefoni më i hollë që pritet të hidhet në treg këtë vjeshtë dhe do të operojë me sistemin “më të pastër” Android.

8 – OnePlus 3. Ka afirmuar veten në listën e telefonave inteligjentë më të mirë me sistem Android dhe për më tepër, ndryshe nga dy prodhimet e para, nuk është nevoja që të ftoheni për të blerë një të tillë. Ka një kamera që rivalizon me Galaxy S7 dhe nëse nuk kërkoni rezistencë ndaj ujit, OnePlus 3 do t’ju kursente 300 dollarë në krahasim me S7.

7 – Samsung Galaxy S7. Njihet si telefoni me kameran më të mirë në treg, është rezistent ndaj ujit dhe për më tepër ka vend për MicroSD.

6 – Samsung Galaxy S7 Edge. Të njëjtat parametra me S7, por një bateri më e madhe dhe ekran më të madh.

5 – Nexus 5X. Konsiderohet si “krenaria e Google”. Mbetet një ndër telefonat më të mirë që mund të blihet sot, për çmimin, rreth 350 dollarë. Rival kryesor ka vëllain më të madh, Nexus 6P dhe modelin e fundit iPhone. Për  të gjithë ata që duan një telefon Android, Nexus 5X nuk do t’i zhgënjejë asnjëherë.

4 – Nexus 6P. Është një version më i madh i 5X. Prodhohet nga Huawei, një kompani prestigjoze kineze në fushën e teknologjisë, veçanërisht në prodhimin e “hardëare”. Avantazhi i këtij modeli është që merr përditësimet direkt nga Google sapo hidhen në treg, ndryshe nga shumë telefona të tjerë Android që duan disa muaj para se të përditësohen.

3 – iPhone SE. Është telefoni më i mirë që mund të blini me një ekran relativisht të vogël dhe performancë të njëjtë me 6S. Arsyeja që ndodhet në këtë pozicion është çmimi, rreth 400 dollarë.

2 – iPhone 6S Plus. Vlerësohet si telefoni më i mirë me ekran të madh në treg. Mund të duket njësoj me modelin paraardhës, por ndryshimi është procesori A9, që e bën një ndër telefonat më të fuqishëm në qarkullim.

1 – iPhone 6S. Konsiderohet si gjetja perfekte mes madhësisë së ekranit, performancës, sistemit dhe shpejtësisë së përdorimit. /TCH

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook