Lidhu me ne

Kryesore

“Provo e preke votën”! Berisha paralajmëron hapur Ramën: E kam armik me bindjen më të thellë …

Armik do të thotë ai që të shkelmon votën, që nuk të lejon të votosh. Në mënyrë absolute ai s’do mund të prekë më votën e shqiptarëve.

“Provo e preke votën”! Berisha paralajmëron hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi hapur kryeministrin Edi Rama, lidhur me vjedhjen e votave.

Nga studion e emisionit “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, Berisha iu drejtua drejtpërdrejt Ramës, duke thënë “le të provojë ta prekë votën, ndërsa tha se në mënyrë kategorike nuk i njeh zgjedhjet, pasi sipas tij, kryeministri ka përdorur gjithë shtetin.

“Me bindjen më të thellë, Ramën e kam armik, për dy arsye, por njëra është më kryesorja, vota. Ky njeri ka ardhur në pushtet pa i vënë kush asnjë stërkëmb. Ka fituar një palë zgjedhje, që të vëzhguara, është thënë se kryeministri ka zbatuar vendimin e tij. Ka një vendim, i cili përjashton shtetin nga partia në zgjedhje. Unë jam marrë gjithë jetën me këtë punë dhe ju them se nuk ka kriter më themelor se ky për zgjedhje të ndershme, sepse nëse kryeministri nuk do të dorëzojë pushtetin, mobilizon gjithë shtetin dhe një parti që nuk ka as 1/5 e këtyre potencialeve e ka të pamundur të fitojë.

Edi Rama e faktoi këtë, por Glover është ajo që deklaroi në zgjedhjet lokale u përdor gjerësisht shteti në zgjedhje, e përdori edhe më shumë në zgjedhjet e fundit, ku përdori patronazhistët, gjakun, krimin në Elbasan, etj. Nuk ja fal kategorikisht zgjedhjet Ramës. Nëse tregon një marrëveshje që ka respektuar Edi Rama, më thuaj. Marrëveshjet kur bëhen mes opozitës dhe pushtetit, barra i bie pushtetit t’i zbatojë, dhe unë ja kam zbatuar marrëveshjen atij me rigorozitetin më të madh. Armik do të thotë ai që të shkelmon votën, që nuk të lejon të votosh. Në mënyrë absolute ai s’do mund të prekë më votën e shqiptarëve. Ta preke ta provojë. Le ta provojë. Kaq i them: Provoje!”, tha Berisha.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook