Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Rama do të implikojë NATO-n tek afera e Portit të Durrësit

Berisha: Rama do të implikojë NATO-n tek afera e Portit të

Kreu i PD, Sali Berisha e cilëson kryeministrin Edi Rama të pandalshëm, teksa e akuzon se do të përfshijë NATO-n tek afera e Portit të Durrësit.

Rikthehemi tek rreziqet e Durrësit. Pasi i zhduku një nga simbolet më të bukura të qytetit, kullën, Torrën, e cila herë pas here fitonte një gjallëri të madhe artistike. Unë kam parë shfaqje brenda mjediseve të saj, e zhduku për të mbushur xhepat me betonin.

Tani i është vërsulur Portit. Porti i cili është një pasuri përrallore e Durrësit, historike dhe e sotme. Duke e çuar Portin në Porto Romano, merr me kompaninë e Emirateve të Bashkuara, Emmar, 1 milion m2. Por 1 milion m2 u thonë qytetarëve të Durrësit, 1 mijë ose më shumë euro për banorë.

Atëherë pse nuk i bën aksionerë? Le ta supozojmë se porti vërtetë mund të spostohet, por ktheju aksionet, tokë publike është ajo, si mund ta përvetësosh atë. Sepse në mënyrë absolute ke aksione. Çfarë ndodh? Do të implikojë NATO-n. Është i pandalshëm, i pangopur.

NATO, thotë, do marrë pjesë në një Port të mahnitshëm në Porto Romano. Por se ku kanë qenë portet e mahnitshme dhe ku janë e dinë mirë shqiptarët, nuk thotë as te Bisti i Palit, por aty e ka, sepse aty ka vendosur. Natyrisht NATO nuk bie në këtë pozicion, por dhashë këtë shembull, se ky nuk ka kufi, nuk ka të ndalur”, deklaroi Berisha gjatë një takimi me të rinjtë në Durrës.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook