Lidhu me ne

Radar

Dalin faktet e reja/ Inceneratori i Tiranës mori kredi në bankë duke lënë peng pronat publike

Dalin faktet e reja/ Inceneratori i Tiranës mori kredi në bankë

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj, gjatë një konfrenece për mediat, ka publikuar fakte të reja që faktojnë se kompania e inceneratorit në Tiranë  ka marrë kredi me vlerë 16 milionë euro.

Sipas Shehajt,si kolateral për të marrë kredi janë vendosur  pronat publike.

“Dua tju tregoj faqen nr 19 të kontratës koncensionare për inceneratorin e Tiranës, këtu nis gjithçka. Kompania ka të drejtë të lërë garanci, peng, kolateral, për të marrë kredi në bankat e nivelit të të, dhe jo vetëm prona që i është dhënë koncension por dhe sheshet dhe rrugët e kalimit për të shkuar të prona. Nga kjo faqe, nis gjithçka.

Kompania e Tiranës ka marrë 8 kredi, e fundit prej 8 Mln eurosh në nëntor të 2021, kanë një shumë të mbetur rreth 16 mln dollarë. Bankat kanë qenë shumë në rregull dhe nuk do citojmë asnjë. Këtu është një kontratë 1 mln dollarë, tjetra 2 mln, tjetra 1.5 mln euro, tjetra 2.5 mln dollarë, 305 mln kjo kontratë, ka dhe disa anekse të tjera.

Në 22 maj të 2020 kompania e inceneratorit te Tiranes përfitoj donacion dhe kredi me garanci sovrane kur dijet që ajo kompani ka punuar dhe ska pushuar akitivitetin që të përfitonte pagat, 25 mln lekë të vjetra ka përfituar inceneratorit te Tiranes.

Mirë paratë që merr nga bashkia, nga buxheti, AZHBR por do paguajmë edhe këtë ne tani. Kjo është kredia me e madhe që kanë marrë ata, 8 mln euro.

Çfarë ndodh? Që të merrej kjo kredia bëhen këto dy shkresa, i drejtohen bashkisë së Tiranes dhe , ministria e Infrastrukturës, në të dyja shkresat kompania e vë në dijeni dhe kërkon miratimin, data 1 nëntor, ministria e Infrastrukturës i thuhet informoni bankën që do e lëmë peng pronën te kjo bashkë, dhe të gjitha të ardhurat e bashkisë do kalojnë te kjo bankë, dhe thuhet që të japin njoftim se kanë marrë shkresën, pra bashkia ka dhënë dhe njoftim.

Në datën 7 dhjetor banka i drejtohet kompanisë duke thënë se këstin e fundit, 1mln, euro, i thotë nuk ta jap dhe të kam vendosur të mos disbusoj shumën e mbetur, si kusht, deri sa kompania të na mundësojë konfirmim zyrtar nga SPAK që shoqëria apo ortakët, nuk është regjistruar procedim penal për aktivitetin e kësaj shoqërie.

Në 1 nëntor pasi i kanë dhënë ok, nuk mërej kredia, shteti e dinte për hetimin penal, sekuestrimi i dokumentacionit ka filluar që në shtator, tetor. Banka e mori vesh që janë në hetim dhe nuk ua dha një pjesë të kredisë, këta zotërinjtë nuk e kanë aspak problem.

Këto këtu janë një pjesë të kontratave çfarë është lënë kolaterial dhe është lënë kontrata”, ka deklaruar Brisida Shehaj.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook