Lidhu me ne

Mix

Kush është Shivon Zilis? Njihuni me nënën e binjakëve sekretë të Elon Musk

Elon Musk and Top Executive Shivon Zilis Had Twins Last November

Kush është Shivon Zilis? Njihuni me nënën e binjakëve sekretë të Elon Musk

Shivon Zilis thuhet se e ka bërë Elon Musk një baba për herë të 10. Bashkëthemeluesi i Tesla mirëpriti binjakët në mënyrë sekrete me Zilis, një nga drejtueset e tij më të larta në ‘Neuralink’, në nëntor 2021, sipas Insider. Vetë Musk u duk se konfirmoi se ai mirëpriti fshehurazi në jetë binjakë me Shivon Zilis duke postuar në Twitter një status se ai po bën më të mirën për të ndihmuar në popullimin e tokës.“Duke bërë çmos për të ndihmuar krizën e nënpopullimit. Rënia e nivelit të lindjeve është rreziku më i madh me të cilin përballet qytetërimi,” -shkroi ai. “Shënoni fjalët e mia, ato janë fatkeqësisht të vërteta.

Ndërsa emrat dhe gjinitë e binjakëve të porsalindur të Elon janë ende të pazbuluara, këtu janë pesë gjëra që mund të dini për nënën e tyre 36-vjeçare.

Nga është Zilis? Zilis ka lindur në Kanada. Ajo ndoqi Universitetin e Yale, duke luajtur portier në ekipin e hokejit të akullit të shkollës. Ajo ka jetuar më parë në San Francisko, përpara se të transferohej në Austin, Teksas.

A është ajo në rrjetet sociale? Llogaria e Zilit në Instagram, @shivonzilis, ishte private dhe kishte më shumë se 1000 ndjekës përpara se të fshihej pas publikimit të lajmit për fëmijët. Sa i përket Twitter-it të saj, Zilis ka më shumë se 77,000 ndjekës. Tweet-i i saj i fundit është bërë më 3 korrik dhe bëhet fjalë për një pasazh nga një libër fantastiko-shkencor.

Me çfarë merret ajo? Pas diplomimit në Yale, Zilis punoi në IBM. Ajo më vonë u bë një anëtare themeluese e ‘Bloomberg Beta’, duke verifikuar startup-et. Zilis kaloi në Neuralink, duke punuar si drejtoreshë projekti në zyrën e CEO. Sipas profilit të saj në LinkedIn, ajo tani është drejtoreshë e operacioneve dhe projekteve speciale në kompaninë, të cilën Musk e themeloi në vitin 2016.

Si u noh me Musk? Zilis iu bashkua OpenAI – një organizatë që Elon bashkëthemeloi – si këshilltare dhe më vonë u bë anëtare bordi në 2016. (Musk u largua nga bordi në 2018.) Zilis ka punuar në projekte të shumta të AI për kompaninë ‘Tesla’ të Musk.

Në çfarë është specializuar ajo? Sipas biografisë së Zilis në Twitter, ajo është e interesuar për “inteligjencën artificiale, inteligjencën biologjike dhe çdo gjë që ekziston në hapësirë dhe përtej”.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook