Lidhu me ne

Kritike

Ti që ikën, s’je shqiptar, je kopil turku, je nip greku, je stërlëng serbi.

Nga Edison Ypi

Edison Ypi: Çuni oficerit - Shqiptarja

Ti që ikën

Shqipëria është plot me shenjtëri manastiresh, magji’ kishash, legjenda shenjtorësh, shpella heremitësh.

Ti që ikën dhe s’ke frikë se mallkimi i tyre do të ndjeki në fund të Botës, s’je shqiptar. Je kopil turku.

Nëpër katundet shqiptare ka njerëz të urtë që kanë zgjedhur të bëjnë jetët e tyre modeste në qetësi. Mbjellin, korrin, mbarsin gratë, rritin çiliminjtë, falen në Kishë, në Xhami.

Ti që ikën dhe jetën e përkorë të shqiptarëve shembullorë e përbuz, me siguri je nip greku.

Nëpër krahinat tona jetojnë dijetarë të veçuar që të mahnisin duke ta rrëfyer historinë fijepërpe.

Jo si e tregojnë historianët burokratë, por si ka ardhur gojë më gojë nga lashtësia.

Ti që ikën me të drejtë nuk beson se në Shqipëri ka dijetarë të heshtur. Sepse je stërlëng serbi.

Shqipëria ka peisazhe të magjishme që ja kanë ndezur shpirtin dhe trurin Bogdanit, Naimit, Nolit, Fishtës, Lasgushit, Kadaresë.

Ti që ikën, atje ku vete, dridhesh e strukesh 24 orë me makthin e mbijetesës. Dhe nuk e di, e as kurrë nuk do ta dish, ku bie shpirti që merr zjarr, aq më pak cilët janë Ata që ndizen e digjen si qiriu.

Shqipëria ka Relieve danteske, dushknaja shekspiriane ku në muzg dalin magjistrica, zabele si ai ku mbeti i vdekur në duel Pushkini, që kur i sheh të mbushen sytë me lotë.

Por ti që ikën, nga Bukuria e lotëve dhe lotët e Bukurisë s’ke asnjë haber.

Ti që ikën ndoshta ke dëgjuar për piramidën e Keopsit, që ka këto e ato të fshehta gjeometrike, matematike, inxhinierike, mahnitëse lidhur me pozicionet ndaj Diellit, hënës, yjve, yllësive.

Ti që ikën nuk e di se Kishën e katundit tënd, apo Manastirin diku aty rrotull, nuk e kanë bërë budallenj si ty që ikin, por inxhinierë, matematicienë, astronomë, piktorë, të gjithë shqiptarë, nga më të mëdhenjtë e botës, përmes kalkulimesh mahnitëse gjeometrike, historike, artistike, edhe më të sofistikuara se piramidat e Egjiptit, apo tempujt e lashtë budistë.Ka ca vjet në fshatrat tona mbajnë dhi’. Kopetë e dhive zënë rrugën duke kaluar tërthor.

I them çobanit: Hej, mos u ngut, leri të ikin, me rregull, Ladies first.

Kopeja e dhive e kuptojnë çfarë i them çobanit, dhe hap rrugën. Kopeja jote dhe e shokëve të tu që ikni drejt territ, s’keni tru as sa një dhi’.

Ka ca lugina dhe ca pllaja nëpër Shqipëri, ku aromën e mollëve, dardhave, kumbullave, rrushit, qershive, manaferrave, i nakatos era dhe bën parfumin më marramendës që se bën dot asnjë laborator, asnjë kimi, asnjë industri.

Ti rrënjëshkuluri i pandjeshëm me shqisa të mangëta që ikën, nuk ke asnjë ide mbi atë parfum, ku ndodhen ato lugina e ato pllaja.

Të huajt që vinë prejnga ti ikën, shkallojnë nga trutë e kokës për ushqimet tona bio. Ti që ikën, s’bën asnjë dallim bio e stërbio.

Ti që ikën do vetëm të ngopesh me produkte sa më të lira supermarketesh me mish si kashtë, kos si llastik, fruta të pjekura nëpër magazina.

Ti që ikën edhe pa pasur asnjë difekt karakterial apo ndonjë problem tjetër, vetëm pse ikën, atje ku do shkosh do jesh një qytetar i dorës së dytë, një puthador, një hyzmeqar, prej të cilit, disa vjet rrjesht, askush nuk do presi ndonjë gjë tjetër përveç larjes së pjatave dhe pastrimit të haleve.

Ti që ikën, meqëse e konstaton shpejt sa e vështirë është të zësh rrënjë, nga inati, atje ku shkon, bën gjënë më të ligë mbi dhe’, shan Shqipërinë.

Kësisoj je më i zi se serbi, më dinak se greku, më halldup se turku, je çun oficeri.

Ti që ikën dhe atje ku shkon, me kokën këndej, llap për politikë me gjuhën e Zërit të Popullit. Domethënë je një klysh kurvi që duhet me ta zhyt kokën te kazani i vajit të valuar ku lan pjatat e zbrazura për hesap të dikujt që të shfrytëzon si qënie e ulët, si bastard.

Ti që ikën, dhe atje ku shkon bërtet e çirresh se nuk duhet të presim afganë, je një zemërgur dhe shpirtkatran që s’e ke shokun në dynja.

Ti që ikën me idenë të kthehesh kur Shqipërinë ta kenë ndrequr ata që nuk ikin, je një lapsus i Natyrës, një skarcitet biologjik.

Ti që ikën, dhe nga pasiguria se ku do shkosh e çfarë do bësh, ikjen e lidh me dërrdëllitje jopo kjo qeveri jopoajo qeveri, je thjesht dhe vetëm një ndyrësirë, një pisllëk i paevitueshëm, një ekskrement shoqëror.

Ti që ikën sot, në Diktaturë do ishe një spiun që do spiunoje ata që donin të iknin.

Ti që ikën je një kokërr budallai që thua me vete: Iku Naimi, iku Noli, iku Kadarea, pse të mos iki dhe unë ?!

Çka nuk të lë asnjë dyshim se nuk ke ikur nga Puka, as nga Kalaja e Dodës, as nga Përmeti, apo nga Shkodra, Myzeqeja etj. por ke ikur nga ment’ e kokës.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook