Lidhu me ne

Radar

Altin Goxhaj: Në Fondacionin Soros po ndodh një ‘intrigë’, e udhëhequr nga Jonas Rolett

Një nga personazhet më përfaqësues të Fondacionit Soros, Fron Nahzi ka goditur sot idenë dhe planin e Ballkanit të Hapur e sidomos kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama duke e paraqitur atë si një shërbëtor të presidentit serb Vuçiç e projektin në vetvete si interes i Beogradit.

Goditja nga Fron Nahzi është krejt e papritur duke qenë se Fondacioni Soros ka qenë promotori, sponsorizuesi e mbështetësi më i fuqishëm i nismës së Ballkanit të Hapur.

Goditja ngre disa pikëpyetje e sipas avokatit Altin Goxhaj bëhet fjalë për një komplot brenda vetë Fondacionit ku përballen dy rryma kryesore që përfaqësohen nga Jonas Rolett dhe djali i George Soros, Alex Soros.

Vlen të theksohet fakti se për terrenin shqiptar, Goxhaj ishte i pari që paralajmëroi varësinë dhe kapjen e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha nga Soros që në vitin 2013.

Goxhaj shkruan se sulmi i Fron Nahzi ndaj Ballkanit të Hapur e Ramës ka të bëjë pikërisht me përplasjen mes dy rrymave në familjen Soros.

“Në tezën time të “Zogjtë e Qyqes së “Shoqërisë së Hapur”, problemi i Projektit të Ballkanit të Hapur është terren ku shfaqet përplasja e 2 rrymave kryesore të Familjes Soros, Alex Soros Vs Johnas Rolett, apo në terma lokalë Edi Rama Vs Kurti & Veliaj. Themeluesi i Fondacionit Soros në Tiranë, ish spiun i UDBsë, Fron Nahzi i përket rrymës Rolett, Kurti, Veliaj. Shkaku i vogël lokal është raporti Rama-Aleks që prish ekuilbrat e hierarkisë në territor, por shkaku real i madh është nxjerrja jashtë loje e gjithë establishmentit të vjetër brenda Mafies Soros në raport me Partinë Demokrate Amerikane (përfshi Deep State) nga zengjini i ri i Soros, Aleksi i vogël. Tashmë nevoja për konsolidim pozitash të Aleksit për të bindur babain për aftësinë për të çuar para legacynë e tij, ka cënuar gjithë pozitat e atyre që bënin punët e Georg Sorosit deri dje pasi u ka zënë rrugën dhe lidhjet e influencave dhe lobimeve.” – shkruan Goxhaj.

Sipas tij, Fron Nahzi i përket linjës së Rolett që në Shqipëri përfaqësohet nga kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ndërsa Rama i përket linjës së Alex Soros.

Goxhaj thekson më tej se Alex Soros po tenton të nxjerrë jashtë loje establishmentin e vjetër në Fondacionin Soros, në raport me Partinë Demokratike në SHBA.

Ai e konsideron si luftë për pushtet atë që po ndodh. Në fund ai shkruan se Jonas Rolett përfaqëson lidhjet e Soros me Departamentin Amerikan të Shtetit prej 30 vitesh në atë që njihet si ‘Deep State’ dhe përlasja në vijim do përcaktojë edhe rrymën që do marrë drejtimin e Fondacioni Soros në vijim.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar23 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar23 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet23 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook