Lidhu me ne

Radar

Si i mashtroi bashkia qytetarët me ‘Sunny Hill’, biletat deri në 350 Euro

Si i mashtroi bashkia qytetarët me ‘Sunny Hill’, biletat deri në 350 Euro

“Sunny Hill ishte një eksperiment i pastër social. Aty u studiua se çfarë ndodh me shqiptaret nëse ti i mashtron në shkallë industriale. Dhe rezultati i eksperimentit ishte se nuk ndodh asgjë. Populli shqiptar e ka qejf mashtrimin”.

Kështu e nis reagimin e tij gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, lidhur me festivalin e trumbetuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Organizatoret, vijon gazetari në një postim në FB, me Bashkinë e Tiranës në krye, fillimisht u thanë njerëzve se në festival do ishte Dua Lipa.

“E mbani mend sa fort e pompuan, u bënë emisione pafund për këtë punë. Por qe Dua Lipa nuk do këndonte ishte vendosur të paktën që para një muaj.

Ata nuk treguan dhe vazhduan shiten biletat me çmime deri në 350 euro. E vetmja këngëtare që mund t’i justifikonte ato çmime biletash aty ishte Dua Lipa. Pra mashtrim i pastër. Për ta përmbyllur me sukses, pasi festivali mbaroi kryeministri doli tha se Dua Lipen e presim me padurim në nëntor”, shton ai.

Tomorri shpjegon se në ekonomi kjo situatë njihet me termin asimetria e informacionit.

“Populli e quan punë matrapazësh. Kjo është një nga rastet klasike të dështimit të tregut. Situata kur shitësi e di që po të shet një produkt që nuk vlen aq sa çmimi, por blerësi nuk e ka ketë informacion. Asimetria e informacionit është rrethana tipike që justifikon ndërhyrjen e qeverisë dhe institucioneve rregullatorë. George Akerlof mori çmimin Nobel kur e studioi këtë fenomen, të cilin e pagëzoi me termin Lemon Markets. Nejse”, shprehet ai.

“Tani çështja shtrohet kështu. Kur një popull pranon të mashtrohet masivisht dhe të paguajë 350 euro biletë për një festival ku e vetmja këngëtare që mund te justifikonte çmimin nuk u duk asnjë sekondë, pse mos të pranoje dhe pak rritje tek çmimi i naftës apo ai i energjisë? Rritet pak çmimi dhe pastaj pritet prapë me padurim nëntori”, përfundon ai.

Shekulli

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook