Lidhu me ne

Aktualitet

Rrugët e lëna përgjysmë dhe opozita gjysmake

Mënyra sesi Partia Demokratike po bën opozitë me një seri deklaratash nga selia, shumica e të cilave janë kthyer në recitime pa vlerë për shkak të shpërdorimit që i bëhet fjalës, zhvlerëson edhe ato problematika serioze që artikulohen nga partia kryesore opozitare.

Sot koordinatori i PD-së, Ervin Salianji denoncoi zvarritjen e punimeve në rrugën nacionale Korçë-Ersekë, e cila sipas tij është prej 3 vitesh në gjendjen që nisi investimi. Kjo rrugë  rrugë nacionale lidh më shumë se 20 mijë banorë të rrethit të Kolonjës me Korçën.

Kryetari i Partisë Demokratike të Ersekës, Viktor Dura tha se “mungesa e rrugës ka shkatërruar ekonominë e banorëve”.  Edhe politikisht një deklaratë e till qëndron dhe nuk është e ekzagjeruar, ndryshe nga shumë të tjera që vijnë nga selia e PD-së. Shembulli më tipik i mungesës së investimeve në infrastrukturë është rruga Tiranë-Elbasan, në të cilën që prej 3 vitesh nuk është hedhur asnjë metër asfalt, ndonëse është një prej investimeve më të mëdha strategjike që është bërë në Shqipëri.

Qeveritë ndryshojnë dhe nga prioritetet dhe mbase për mazhorancën e majtë rrugët nuk janë prioritet dhe ndoshta qytetarët e Elbasanit do i vinin akoma vërdallë Krrabës nëse qeveria e kaluar nuk do kishte ndërmarrë një investime të tillë. Të paktën qeveria aktuale duhet të kishte mbyllur investimin përpara se të hidhte para për stadiume në 3 qytete.

Eshtë e vërtetë që dy qeveritë kanë prioritete të ndryshme, por po aq e vërtetë është se kanë një të përbashkët, ministrat e LSI-së, të cilët nuk preken nga opozita, e cila ecën me paramendimin, ku i dihet si vijnë punët nesër.  Opozita nuk e ka gabim kur denoncon zvarritjen e punimeve në rrugë, por që të jetë më e besueshme dhe denoncimet e saj të kenë ndikim në opinionin publik duhet që edhe vetë të mos zvarritet me shpresën te LSI./Respublica

 

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix2 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix2 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix2 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix2 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix2 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix2 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix2 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix2 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix2 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook