Lidhu me ne

Mix

Apple prezanton iPhone 14 Pro dhe Watch Ultra

Apple prezanton iPhone 14 Pro dhe Watch UltraFoto ilustruese

Gjatë prezantimit në SHBA, Apple ka zbuluar iPhone 14, me lidhje satelitore emergjente dhe teknologji për zbulimin e përplasjeve me makinë.

Kompania zbuloi katër versione të celularit të ri në selinë e saj në Cupertino.

Apple prezantoi gjithashtu një pajisje të re sportive ekstreme – Watch Ultra.

Ngjarja u fokusua në produktet e gjeneratës së ardhshme iPhone, Watch dhe AirPod.

Apple Watch Seria 8

Apple Watch Series 8 ka një sërë veçorish të reja, duke përfshirë zbulimin e përplasjes me makinë, sensorët e temperaturës për gjurmimin e cikleve të ovulacionit dhe një opsion të ri të modalitetit me energji të ulët.

Nëse aktivizohet, ora e re mund të monitorojë temperaturën e trupit çdo pesë sekonda gjatë natës dhe të zbulojë ndryshime të vogla që mund të sinjalizojnë ovulimin.

Një tjetër veçori e re është zbulimi i përplasjeve me makinë. Duke përdorur sensorë, ora do të jetë në gjendje të identifikojë një përplasje të rëndë dhe do të lidhë automatikisht përdoruesin e saj me shërbimet e urgjencës, do të sigurojë vendndodhjen e tyre të saktë dhe do të njoftojë kontaktet e urgjencës.

Seria 8 tani ka gjithashtu një modalitet me fuqi të ulët, një veçori e huazuar nga iPhone, që premton deri në 36 orë jetëgjatësi të baterisë me një karikim të plotë.

Apple Watch Series 8 ka një çmim prej 399 dollarë në SHBA, 419 paund në Mbretërinë e Bashkuar.

Apple Watch Ultra

Rezistent ndaj ujit, rezistent ndaj pluhurit dhe rezistent ndaj çarjeve,  Apple ka shpallur rivalin e saj me prodhuesit e orës si “Garmin”, “Polar” dhe të tjerë.

Ultramaratoneri Scott Jurek nga Born to Run u shfaq në prezantimin e orës së re, e cila u fokusua në një dizajn më të madh për përdorim në sporte ekstreme.

Të gjitha orët Ultra kanë deri në 36 orë jetëgjatësi baterie me një karikim të vetëm dhe një jetëgjatësi të zgjatur të baterisë prej 60 orësh, me Apple që premton fuqi të mjaftueshme për klientët e saj për të përfunduar një ultra-triathlon që përfshin not, çiklizëm dhe vrap.

Apple Watch Ultra ka një çmim prej 799 dollarë në SHBA, 849 paund në Mbretërinë e Bashkuar.

Apple prezanton iPhone 14 Pro dhe Watch Ultra

iPhone 14

Kompania po nxjerr iPhone 14 në dy versione, iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus.

Celularët e rinj janë në gjendje të dërgojnë një thirrje urgjente për ndihmë nëpërmjet satelitit. Telefoni do të shfaqë vendndodhjen e satelitëve që kalojnë lart dhe do të demonstrojë se si ta drejtoni pajisjen drejt tyre.

Mund të duhen nga 15 sekonda deri në disa minuta për të dërguar një mesazh bazë.

Analisti i teknologjisë Paolo Pescatore tha se ai besonte se inovacioni ishte një lajm i mirë për konsumatorët “në zona të vështira për t’u arritur”.

Kamera e iPhone 14

Gjiganti i teknologjisë bëri me dije se do të ketë një kamerë të re 12 megapikselë, të aftë për të marrë foto të subjekteve që lëvizin shpejt, dhe kompania pretendon një përmirësim prej 49% në kapjen në dritë të ulët.

Kamera e përparme përfshin gjithashtu fokusimin automatik për herë të parë, për të ndihmuar në cilësinë e “selfie”-ve.

Sipas Apple, përdoruesit e iPhone kanë bërë më shumë se tre trilionë foto në 12 muajt e fundit.

iPhone 14 ka një çmim nga 799 dollarë (SHBA), 849 paund në mbretërinë e Bashkuar.

iPhone 14 Pro

Ndryshimi më i madh në dizajnin e iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max është pjesa e sipërme e ekranit, e cila tani është një prerje në formë pilule.

Një veçori e quajtur Dynamic Island ka zëvendësuar shkallën e zezë, për të cilën ankohen shumë përdorues të iPhone – dhe mund të ndryshojë formën në varësi të njoftimeve që ka.

Ndryshimi tjetër i madh është se celulari mund të mbetet gjithmonë i ndezur.

Kur telefoni nuk është në përdorim, ekrani zbehet dhe shpejtësia e rifreskimit ulet.

Celulari vjen në një ngjyrë vjollce të thellë së bashku me të zezën, argjendin dhe ari.

iPhone 14 Pro kushton 999 dollarë (SHBA), 1099 paund në Mbretërinë e Bashkuar.

Apple prezanton iPhone 14 Pro dhe Watch Ultra

AirPods

AirPods Pro janë më të lehta për t’u gjetur se paraardhësit e tyre. Çdo palë vjen me një sistem të ri për gjetjen e kufjeve individuale të humbura, të cilat luajnë një tingull kur bien jashtë kasës.

Për më tepër, vetë kasa ka altoparlantin e vet, i cili do të luajë një tingull më të lartë kur të kërkohet nga aplikacioni Find My.

AirPods Pro i ri ka një çmim prej 249 dollarë (SHBA), 249 paund  (Mbretërinë e Bashkuar).

Apple prezanton iPhone 14 Pro dhe Watch Ultra

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook