Lidhu me ne

Mix

Apple mund të rrisë çmimin e iPhone 15 Pro, për të shitur më shumë iPhone 15 Plus

iPhone 15, fokusi do të jetë i gjithi te bateria

Thashetheme të reja për iPhone 15, telefonat inteligjentë që Apple duhet të prezantojë vjeshtën e ardhshme. Sipas një rrjedhjeje të re të publikuar nga LeaksApplePro, gjigandi i Cupertino-s mund të rrisë çmimet e iPhone 15 Pro, por jo për shkak të rritjes së kostove të komponentëve apo punës.

Apple, përkundrazi, mund të rrisë kostot e modeleve Pro të gamës së iPhone 15 për të nxitur shitjet e variantit Plus që ishte dështimi i madh i gjeneratës së paraqitur vitin e kaluar.

LeaksApplePro mohon thashethemet se Apple ishte gati të hiqte iPhone 15 Plus nga gama e telefonave inteligjentë: thashethemet sipas të cilave edhe në vitin 2023 do të ketë katër variante iPhone që përdoruesit do të mund të zgjedhin, duket se po gjejnë konfirmim. Në fakt, dy modele 6.1 inç dhe dy 6.7 inç duhet të shohin dritën e ditës.

iPhone 15 Plus do të ketë të njëjtin çmim dhe dimensione si iPhone 14 Plus, por ajo që do të ndryshojë do të jetë kostoja e iPhone 15 Pro e cila duhet të rritet për ta diferencuar më tej nga “vëllai i vogël”. “Në këtë mënyrë, blerësit që duan iPhone 15 Pro do ta blejnë atë gjithsesi dhe ata që janë të pavendosur mes Plus dhe Pro ndoshta do të zgjedhin Plus” është strategjia që Apple synon të zbatojë sipas LeaksApplePro.

Në Shqipëri çmimet e iPhone 14 janë rritur në krahasim me iPhone 13, duke shkaktuar mjaft polemika mes përdoruesve.

MË TEPËR

Mix27 minuta më herët

VIDEO/ Po udhëtonte me biçikletë, McGregor përplaset nga një makinë

Conor McGregor ka pësuar një aksident, ku për fatin e tij të mirë nuk ka rezultuar fatal. Irlandezi ishte duke...

Mix33 minuta më herët

“Le Doulos”, filmi francez që ndryshoi kinemanë

“Le Doulos” është padyshim bartësi më i dukshëm i këtij ndikimi amerikan, megjithëse nuk ishte aspak filmi i parë kriminal...

Gatime38 minuta më herët

Një supë brokoli është ajo çfarë ju duhet, ja si ta përgatisni!

Supa është gjithmonë e shëndetshme, e nëse kombinojmë bokolin me patate e makarona, i shtohen akoma më shumë vlera dhe...

Mix45 minuta më herët

Zbulohet çmimi/ Sa do të kushtojë seria e re e Samsung 23

Pas një sërë lajmesh për daljen në treg të serisë së re të Samsung, tashmë është është zbuluar dhe çmimi...

Radar46 minuta më herët

Kush është Petr Pavel, presidenti në Çeki

Republika çeke ka tani një ish-gjeneral dhe ish-kryetar të Komisionit Ushtarak të NATO-s si president. Petr Pavel ka qenë i...

Radar50 minuta më herët

Donald Trump çel fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

Karolina e Jugut – Ish-Presidenti Donald Trump filloi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një ndalesë...

Mix56 minuta më herët

Ja çfarë bëjnë francezët ndryshe për të jetuar shëndetshëm

Shumica e njerëzve e konsiderojnë me fat të jetojnë deri në 100 vjeç. Por dy gra jetuan shumë përtej kësaj...

Sport23 orë më herët

5 rekorde të Cristiano Ronaldos që Messi mund të thyejë shumë shpejt

Pa përmendur rekordet e Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit, historia e futbollit nuk do të ishte e plotë. Dyshja janë...

Mix23 orë më herët

Një telefon i markës Coca-Cola pritet të shfaqet shumë shpejt në treg

Telefoni i markës Coca-Cola është një pajisje që mund të përfshihet në listën e “telefonave të papritur. Coca-Cola po përgatitet...

Sport23 orë më herët

Muralet e jashtëzakonshme që kujtojnë Kobe Bryant (FOTO)

Kobe Bryant ishte një basketbollist profesionist amerikan. Ai kaloi gjithë karrierën e tij 20-vjeçare me Los Angeles Lakers në Shoqatën...

Facebook