Lidhu me ne

Kryesore

Inceneratorët/ PD: Miliona euro për sekserët e Ramës, Mërtiri-Zoto-Blushi

Inceneratorët/ PD: Miliona euro për sekserët e Ramës, Mërtiri-Zoto-Blushi

Inceneratorët/ PD: Miliona euro për sekserët e Ramës, Mërtiri-Zoto-Blushi

Partia Demokratike i ka drejtuar sot, pesë pyetje të reja SPAK-ut në lidhje me inceneratorët dhe këtë radhë, ka nxjerr në pah një person të lidhur me mediat.

“Miliona euro sekserëve të Edi Ramës, Mërtiri-Zoto-Blushi, – tha para medieve Jamarbër maltezi, anëtari i Këshillit Kombëtar. – Me paratë publike të taksave të shqiptarëve, të mbahet mbyllur goja në ekrane, – tha ai dhe publikoi dokumentet që e faktojnë.

“Sot do të tregojmë dokumente të transfertave bankare nga kompania e inceneratorëve, Integrated Energy, drejt një kompanie bullgare në pronësi të sekserëve me të cilët ndan paratë Edi Rama, – deklaroi Malltezi nga foltorja e PD. – Miliona euro janë shuma të majme dhe të padëgjuara, edhe për kompanitë më prestigjioze të botës, por arsyeja kuptohet: nuk janë për ekspertizën, por për ‘perizën mediatike’, dmth që hajdutëria e inceneratorëve të mos shfaqet në ekranet e drejtorëve-sekserë që marrin lekë me thes nga Rama.

Për këtë qëllim u krijua edhe guacka në Bullgari nga sekserët e Ramës: Mërtiri-Zoto-Blushi. Të grabisin miliona euro nga paratë publike të taksave të shqiptarëve dhe me to të mbanin mbyllur gojë e ekrane!

Këto fatura fiktive, me vlerë miliona euro, janë lëshuar nga guacka në Bullgari për kompaninë e inceneratorëve në Tiranë, që gjithashtu, merr e vazhdon të marrë miliona, ndonëse nuk ekziston inceneratori.

Pyetjet sot i vazhdojmë për SPAK-un, që ka mbetur si sopatë pa bisht, që nuk i duhet gjë kurrkujt, veç Edi Ramës dhe dishepujve të tij në sektin e hajdutërisë:

1. Çfarë ekspertize ofrojnë tre sekserët e Edi Rames: Mërtiri, Zoto dhe Blushi?

2. Për çfarë ka faturuar mbi 1 milion euro, kjo guacka në Bullgari, kompaninë e inceneratorit të Tiranës që po grabit miliona euro të tjera, por incenerator nuk ka?

3. Koka është në burg për fatura fiktive prej 9 muajsh. Pse ky standard i dyfishtë?

4. Po faturat mbi 1 milion euroshe të 3 sekserëve të Edi Ramës, a janë reale apo fiktive?

5. A janë Rama-Agaci-Ahmetaj-Veliaj përmbi ligjin, që SPAK nuk guxon të veprojë ndaj tyre, edhe kur:

a- kryhet procedurë anti-ligjorë në kundërshtim me shkresën e APP;

b- tallen me kinse 9 procedura brenda ditës;

c- shkelin strategji dhe ligje për të grabitur miliona euro pa tender dhe pa specifikime teknike;

d- çojnë paratë në guacka për të ryshfetuar zyrtarë dhe media;

e- marrin 29 euro/ton, ndonëse nuk ekziston inceneratori?

Koka e Lefterit nuk është koka e haram-defterit!

Koka është Rama-Ahmetaj-Agaci-Veliaj dhe sekserët e tyre janë Mertiri-Zoto-Gugallja-Blushi.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook