Lidhu me ne

Radar

Pistë garash në Elbasan 6.5 milionë euro / Fondi i Zhvillimit bën “rrush e kumbulla” paratë e shqiptarëve

Shtet b*thecësh

Fondi i Zhvillimit bën “rrush e kumbulla” paratë e shqiptarëve

Gazetari Klodian Tomorri, në një postim të gjatë në Facebook, shprehet se qeveria nuk ka para për shqiptarët pasi paratë duhen të bëhen “rrush e kumbulla” tek Fondi i Zhvillimit. Më pas ai liston tenderat e Fondit të Zhvillimit në muajt e fundit, ku të gjashtë tenderat kapin vlerën e 26.3 milionë eurove.

Ndër të tjera, gazetari shkruan se Fondi i Zhvillimit ka dalë nga kontrolli dhe  shumica e këtyre tenderave që miratojnë, po prokurohen me procedurë të kufizuar.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Ka te drejte qeveria kur u kerkon njerezve qe te shtrengojne rripin. Nuk ka para per qytetaret sepse parate na duhen per t’i bere rrush e kumbulla tek Fondi i Zhvillimit. Shikoni tenderat e Fondit te Zhvillimit vetem muajin e fundit.

1-Ndertim parku multifunksional ne Tirane- 5 milione euro.

2-Stalle derrash me dru tek Kryeministria- 3.7 milione euro

3-Piste garash ne Elbasan per Gonxhen – 6.5 milione euro

4-Infrastruktura per pisten e Gonxhes- 4.7 milione euro

5-Ndertim lodrash per kalamajte (1) – 3.2 milione euro

6-Ndertim lodrash per kalamajte (2) – 3.2 milione euro

Totali 26.3 milione euro.

Fondi i Zhvillimit ka dale totalisht jashte kontrollit dhe disiplines financiare. Sec kane ngritur nje Bord aty qe miratoka tendera dhe investime dhe i cojne faturen buxhetin. Por pertej kesaj, shumica derrmuese e ketyre tenderave qe miratojne, po prokurohen me procedure te kufizuar.

Pra keta vendosin se cilat kompani do te therrasin ne gare, cilat do te kualifikojne dhe ne fund zgjedhin fituesin.

Keshtu qe shtrengojeni mire rripin. Vec prizes se karikuesit mundohuni te kurseni dhe ndonje vakt se jemi ne situate te jashtezakonshme, sic na thote qeveria.

Se vertete do hame nje vakt me pak, por do shohim garat me makina tek pista e Elbasanit.

Vertete do lahemi me rralle ne dush, por do kenaqim syte me instalacionin e derrasave tek Kryeministria.

Vertete kalamajte po i perzeme me gomone, por aman po u ndertojme lodra plot.

Tani edhe ndonje para te vogel do e ndajme neper tendera. Por fundja keto jane demet kolaterale te progresit. Zhvillimi e ka gjithmone nje cmim.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook