Lidhu me ne

Mix

5 superushqime që i bëjnë mirë shëndetit tuaj

1. Perime me gjethe jeshile të errët
Perimet me gjethe jeshile të errët janë një burim i shkëlqyeshëm i lëndëve ushqyese duke përfshirë acidin folik, zinkun, kalciumin, hekurin, magnezin, vitaminën C dhe fibrat. Sipas një sërë kërkimesh, ajo që i bën ata kaq të jashtëzakonshëm është potenciali i tyre për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe diabetin e tipit 2. Jo vetëm kaq, ato përmbajnë gjithashtu nivele të larta të karotenoideve, përbërës të njohur anti-inflamator që mund të mbrojnë kundër disa llojeve të kancerit.
Prandaj, është mirë të përfshini në dietën tuaj perime si lakra, panxhari, pazi, zarzavatet e rrepës dhe spinaqi.

5 superushqime që i bëjnë mirë shëndetit tuaj

Në një dietë të ekuilibruar, disa ushqime dallohen më shumë se të tjerat për profilin e tyre ushqyes.

Me shumë mundësi keni dëgjuar më parë për superushqimet, por a e dini vërtet se cilat janë ato dhe mbi të gjitha çfarë i bën kaq super?

Është një fjalë së fundmi shumë në modë, që i referohet ushqimeve që ofrojnë përfitimet maksimale ushqyese, sepse janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Ngrënia e një diete ushqyese të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë është një nga pjesët më të rëndësishme të një stili jetese të shëndetshëm. Shkenca gjithmonë na ka konfirmuar se ushqimet e pasura me lëndë ushqyese, jo vetëm që janë të mira për linjat, por ulin ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të shumta kronike, duke ofruar përfitime të shumta shëndetësore.

Cilat janë 5 superushqime që duhen përfshirë në dietën tuaj të përditshme për mirëqënien e plotë të shëndetit tuaj? Çfarë është një superushqim dhe cilat janë përfitimet e tij?

Nuk ka një përkufizim të saktë të superushqimit. Disa ushqime janë aq të shëndetshme sa mund të duket sikur kanë superfuqi, por jashtë botës së marketingut, në fakt nuk ka superushqim të vërtetë, të paktën sipas standardeve shkencore.

Megjithatë, të gjitha ato ushqime që janë veçanërisht të pasura me lëndë ushqyese që ofrojnë sasi të mëdha të antioksidantëve, fitokimikave, vitaminave dhe mineraleve konsiderohen si superushqime. Shumica e super ushqimeve janë me bazë bimore, por në listë janë edhe disa peshq dhe produkte të qumështit.

Por pse flitet kaq shumë? A sjellin vërtet superushqimet përfitime për shëndetin dhe belin?

Përmbajtja e lartë e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në superushqime në fakt mund të ndihmojnë trupin të shmangë sëmundjet.

Kur përfshihen në një dietë të ekuilibruar mirë, këto ushqime mund të nxisin shëndetin e zemrës, humbjen e peshës, përmirësojnë nivelet e energjisë dhe madje reduktojnë efektet e plakjes.

Antioksidantët që gjenden në shumë nga këto superushqime mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit, ndërsa yndyrat e shëndetshme, mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Fibrat mund të ndihmojnë në parandalimin e diabetit dhe problemeve të tretjes.

Super ushqimet njihen gjithashtu për mbrojtjen e organeve nga toksinat, reduktojnë kolesterolin dhe rregullojnë metabolizmin.

2. Kuinoa
Një burim i shkëlqyer i fibrave të tretshme dhe të patretshme, quinoa është ushqyese, antioksidante, e pasur me fibra, minerale, proteina dhe aminoacide. Teknikisht nuk është drithëra, por pseudodrithëra. Por si me të gjitha drithërat, veçanërisht integralet, është treguar se ul kolesterolin dhe mbron nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Jo vetëm kaq, sipas disa kërkimeve, quinoa nxit metabolizmin duke ulur nivelet e sheqerit në gjak, insulinës dhe triglicerideve. Prandaj indikohet në të gjitha dietat për dobësim.

3. Bishtajoret
Bishtajoret janë një klasë e ushqimeve bimore të përbëra nga fasulet, bizelet, mashurkat, qiqrat, thjerrëzat, soja, lupinat, kikirikët dhe të tjerë. Burim i pasur me vitamina B, minerale të ndryshme, proteina dhe fibra; ato fitojnë etiketën e super ushqimeve sepse janë të pasura me lëndë ushqyese dhe luajnë një rol aktiv në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të ndryshme.
Studuimet gjithashtu sugjerojnë se bishtajoret ofrojnë shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë menaxhimin më të mirë të diabetit të tipit 2, si dhe uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit.

4. Kefiri
Kefiri është një pije e fermentuar e prodhuar zakonisht nga qumështi që përmban proteina, kalcium, vitamina B, kalium dhe probiotikë. Kefiri është i ngjashëm me kosin, por ka një strukturë “më të hollë” dhe zakonisht përmban më shumë probiotikë sesa kosi. Ushqimet e fermentuara dhe të pasura me probiotikë si kefiri kanë disa përfitime shëndetësore: ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e tretjes dhe kanë efekte anti-inflamatore. Edhe pse kefiri prodhohet tradicionalisht nga qumështi i lopës, ai zakonisht tolerohet mirë nga njerëzit me intolerancë ndaj laktozës për shkak të fermentimit të laktozës nga bakteret. Megjithatë, mund të përbëhet edhe nga pije jo-bulmetore si qumështi i kokosit, qumështi i orizit dhe uji i kokosit.

5. Spirulina dhe Chlorella
Spirulina dhe Chlorella janë superushqimet e gjelbra par excellence. Spirulina është emri gjenerik i një biomase të tharë që merret nga koleksioni i të ashtuquajturave alga spirulina. Ndërsa Chlorella është një gjini prej rreth trembëdhjetë llojeve të algave jeshile njëqelizore që i përkasin ndarjes Chlorophyta.
Është pigmenti jeshil me të cilin ato janë të pasura, i quajtur klorofil, i cili redukton dëmtimin e qelizave dhe inflamacionin dhe lufton lodhjen e muskujve. Jo vetëm kaq, të dyja algat përmbajnë elementë antioksidues, si vitaminat A, C dhe E. Por edhe aminoacide dhe minerale të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit.

MË TEPËR

Kryesore24 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar24 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix24 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix1 ditë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix1 ditë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook