Lidhu me ne

Radar

Donald Trump: Po luftoj kundër persekutimit politik nga radikalët e majtë të sëmurë e të çmendur


Ish-presidenti Donald Trump u tha mbështetësve të tij gjatë një mitingu se ai do vazhdojë luftën e tij kundër persekutimit të motivuar politikisht ndaj tij.

“Demokratët radikalë të majtë kanë luftuar dhëmbë për dhëmbë për të më ndaluar mua, sepse ata e dinë që unë kurrë nuk do të jem besnik ndaj tyre, sepse do jem besnik vetëm ndaj jush dhe vendit tonë.” – tha Trump gjatë një mitingu ‘Save America’ në Youngstown. Ohio.

Ish-presidenti ishte në tubim për të mbështetur kandidatët republikanë në garat lokale, duke përfshirë J.D. Vance i cili po përballet me kandidatin demokrat Tim Ryan për zgjedhjet e senatit të shtetit.

“Për gjashtë vite rresht, ndaj meje është shpifur, jam ngacmuar, hetuar, perskekutuar si asnjë president tjetër, dhe ndoshta si askush në historinë amerikane.” – vazhdoi Trump.

“Megjithatë, gjithçka që kam dashur ndonjëherë dhe gjithçka për të cilën kemi luftuar është që thjesht, ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe.”

‘Make America Great Again’, ose MAGA, është slogani i Trump në fushatën e tij të suksesshme presidenciale 2016. Muajin e kaluar, Presidenti Joe Biden akuzoi ‘Republikanët MAGA’ si ekstremistë gjatë një fjalimi në Philadelphia.

“Pavarësisht se çfarë do hedhë ndaj meje establishmenti ynë i sëmurë dhe i çmendur politik, pavarësisht se çfarë më bëjnë mua, unë do duroj mundimin dhe shtypjen e tyre dhe do e bëj me shumë dëshirë.” – tha Trump.

“Ata nuk do të më bëjnë kurrë të ndaloj së luftuari për ju, popullin amerikan, dhe unë kurrë nuk do heq dorë sepse fati i vendit tonë është në rrezik.” – vijoi Trump.

Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme afatmesme, Trump parashikoi se republikanët do të marrin përsëri Kongresin e Senatin.

“Dhe në vitin 2024, më e rëndësishmja, ne do të marrim përsëri Shtëpinë tonë të Bardhë madhështore.” – tha ai.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook