Lidhu me ne

Mix

5 familjet mbretërore më të pasura në botë

5. Familja mbretërore britanike – 88 miliardë dollarë

5 familjet mbretërore më të pasura në botë

Kështjella, prona, kompani prestigjioze dhe aksione marramendëse. Po rendisim më poshtë 5 familjet mbretërore më të pasura në botë. Në listë përfshihet familja mbretërore britanike dhe 4 familje nga Lindja e Mesme, pasuria e të cilave ka kapur majat, falë industrisë së naftës.

5.Britania e Madhe – 88 miliardë dollarë

Në vendin e pestë të kësaj liste, renditet familja mbretërore britanike, që sipas “Forbes”, zotëron një pasuri me vlerë rreth 88 miliardë dollarë. Mbretëresha Elizabeth II, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë, la pas një pasuri personale prej 470 milionë dollarësh.

Përveç pasurisë së kurorës, pronat e shumta të familjes – duke përfshirë kështjellën Sandringham në Norfolk dhe Balmoral në Skoci – e radhisin atë mbi familjen mbretërore të Tajlandës apo Bruneit, por shumë poshtë sheikëve nga Lindja e Mesme.

4. Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – 150 miliardë dollarë

Familja mbretërore e Abu Dhabit – që rrjedh nga i njëjti fis me familjen mbretërore të Dubait – zotëron një pasuri prej 150 miliardë dollarësh. E gjithë pasuria e tyre vjen kryesisht nga shitja e naftës në fillim të viteve 1970, që i dha një bum ekonomik të jashtëzakonshëm Abu Dhabit.

Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan – emir i Abu Dhabit dhe gjithashtu president i Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 2004 – pas vdekjes së babait të tij, zotëronte toka në Londër me vlerë 7.1 miliardë dollarë. Sipas “The Guardian”, këto prona janë të lëshuara me qira dhe sjellin më shumë se 200 milionë dollarë të ardhura në vit. Ai gjithashtu kryesoi për një kohë të gjatë Autoritetin e Investimeve të Abu Dhabit, që gjeneronte të ardhura me vlerë rreth 696 miliardë dollarë.

3. Katar – 335 miliardë dollarë

Vëmendje e madhe po i kushtohet gjithnjë e më shumë Katarit, pasi u vendos që do të jetë organizator i Kupës së Botës. Familja në pushtet e Katarit zotëron prona në të gjithë globin, duke përfshirë rrokaqiellin Shard në Londër, Olimpic Village, dyqanin e mallrave Harrods, si dhe aksione në Empire State Building, Nju-Jork. 

Sheiku i Katarit Tamim bin Hamad al-Thani

Familja mbretërore, e kryesuar nga Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka gjithashtu investime në Bankën Barclays, British Airways dhe kompaninë e automobilave Volkswagen, duke e çuar pasurinë në 335 miliardë dollarë. 

2. Kuvajt – 360 miliardë dollarë

Familja Sabah ka sunduar Kuvajtin që nga viti 1752 dhe është e njohur për investimet e saj të mëdha në shumë kompani prestigjioze në Shtetet e Bashkuara. Besohet se familja mbretërore përbëhet nga rreth 1000 anëtarë dhe aktualisht drejtohet nga Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Sabah. 

Sheik Nawaf Ahmad Jaber Al-Sabah dhe Princi i Kurorës Sheik Mishaal Ahmad Jaber Al-Sabah

Në vitin 1991, familja mbretërore e Kuvajtit vlerësohej të kishte një pasuri prej 90 miliardë dollarësh, por meqenëse aksionet u rritën ndjeshëm në vlerë, familja sot zotëron rreth 360 miliardë dollarë.

1. Arabia Saudite – 1.4 trilionë dollarë

Princi i kurorës, Sheikh Mohammed bin Salman, së fundmi nënshkroi një aksion prej 2 miliardë dollarësh në kompaninë e re të Jared Kushner. Por kjo është një shumë e papërfillshme për familjen mbretërore më të pasur në planet, që ka sunduar që nga viti 1744. Mbreti Salman, i cili ka marrë fronin në vitin 2015, mendohet se ka një pasuri prej 18 miliardë dollarësh, duke e bërë atë mbretin më të pasur në planet.

MË TEPËR

Mix7 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook