Lidhu me ne

Mix

Si të vishemi bukur në vjeshtë; 10 kombinime për t’u dukur ‘fashion’ pa gabuar

Stinët e ndërmjetme si vjeshta, janë të diskutueshme kur bëhet fjalë për veshjen: të vishemi shumë apo pak? Do të kemi ftohtë apo vapë? Për të mos folur për kompromisin e dukshëm mes stilit dhe prakticitetit…

Nëse pyetja që ju mundon është ‘Si të vishemi (bukur) në vjeshtë?’, jemi këtu për t’ju ardhur në ndihmë me ide të frymëzuara nga look-u i influencere-ve të modës në sfilatat e fundit. Së bashku do të zbulojmë disa nga kombinimet më të këndshme të vjeshtës pa hequr dorë nga stili dhe komoditeti. Jeni gati?

Bluzë golf +fund dhe xhaketë me kuadrate+çizme

Një look perfekt për në zyrë. Kuadratet në versione të ndryshme i japin një dimension ‘combo’ veshjes. Një bluzë romantike me fjongo do të ishte gjithashtu një ide e mirë dhe komletoni look-un tuaj me një palë çizme lëkure me takë.

Fustan me lule + çizme ushtarake

Ky kombinim duket ‘kontradiktor’ në pamje të parë, por moda na mëson të luajmë me të kundërtat. Fustanet romantike me lule janë shumë ceremoniale dhe çizmet ushtarake ua ‘zhveshin’ këtë efekt. Rezultati? Një look vjeshtor perfekt për ‘romantic rebels’.

Xhaketë e zezë+xhinse+taka

Kjo është një zgjedhje ideale nëse pas punës në zyrë keni një darkë ose një aperitiv  dhe nuk keni kohë të ndërroheni. Është një kombinim që mund të shfrytëzohet 24 orë, mjaftojnë një pak taka, pak grim dhe loja u bë!

Pardesy bezhë + golf i zi +xhinse

Pardesytë janë shumë në modë këtë vjeshtë dhe mjafton një golf i zi dhe një pal xhinse për të krijuar një look që bie në sy. Dhe për të rritur koefiçientin ‘fashion’ , një palë këpucë mocassini me takë do të ishin perfekte!

Xhaketë+fund i gjatë lëkure+kambale

Look-u prej lëkure nga koka tek këmbët është një nga tendencat më të mëdha të stinës. Kombinimi i xhaketës së lëkurës me fundin, ju jep një pamje ‘ladylike’, kurse kambalet i japin një qasje ‘rock’ këtij kombinimi.

Xhuboks lëkure +golf + xhinse  cropped

Jemi përsëri tek ‘kapitulli i lëkurës’. Xhaketat ‘biker’ nuk do t’i lëmë pas dore as këtë sezon.Nëse vishen me një golf dhe me një palë xhinse të gjera të prera, efekti ‘fashion’ është i garantuar.

Fustan pulovër+çizme

Fustanet-pulovër ose kompletet (bluzë + fund) në material pambuku, leshi apo kashmiri kanë një efekt ‘ëoë’ të siguruar. E bardha është perfekte për një kombinim në stilin ‘mbretëresha e dëborërave’, ideale për t’u kompletuar me aksesorë si rripi i mesit apo një çantë stil. Dhe një palë çizme si në foto për një efekt ‘shoeaholic’!

Kostum me prerje mashkullore + taka

Kostume me prerje mashkullore janë një tundim i madh i stinës. Mund të vishen në zyrë për një look prej ‘business woman’, por edhe në një ceremoni.

Look monkromatik

Nuk është një zgjedhje e thjeshtë, ama godet. Ngjyra në foto është një nga më të preferuarat e sezonit dhe nuk mund të gaboni.

Bluzë +fund i gjatë+çizme të bardha

Në këtë rast, e veçanta është tek zgjedhja e ngjyrave shumë ‘pop’. Bluza e thjeshtë pink e  kombinuar me një ngjyrë purpuri si ajo e fundit, krijon një efekt antonomastik, ndër më të dashurit e vjeshtës. Çizmet e bardha riekuilibrojnë paletën.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook