Lidhu me ne

Kryesore

“Putrat e Tigrit në xhepat e shqiptarëve” – Jamarbër Malltezi: 3 kallëzimet penale ndaj Ahmetajt që SPAK i shpërfill

Është fakt që në kohën e vlerësimit të ofertave për Tiranën, Arben Ahmetaj ishte me pushime me 2 nga pronarët e ardhshëm të inceneratorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Jamarbër Malltezi ka dalë në një deklaratë për mediet, nga ku ka listuar kallëzimet penale që janë bërë në SPAK kundër ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt.

Malltezi thotë se “Është fakt se në dy ministri të ndryshme, Arben Ahmetaj ka pranuar, dhe më pas ka firmosur, financimin me 53 milionë euro për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit.”

Por pavarësisht denoncimeve dhe provave të paraqitura nga PD, Malltezi thotë se SPAK nuk po vepron: “SPAK, jo nga frika prej tigrit, por prej shefit të tij, i ka shpërfillur provat duke e lënë veten të ekspozuar ndaj dyshimeve të publikut.”

Deklarata e plotë e Malltezit

Pas Alqi Bllakos, që ‘u qeras’ me “arrest shtëpie”, megjithëse numri i veprave penale të tij është i gjatë sa një listë hit parade në MTV, radhën e ka sot ‘tigri i korrupsionit’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

Tre janë Kallëzimet penale ndaj tij:

  1. Shpërdorim i Detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
  2. Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal;
  3. Krijimi grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 28, pika 4, dhe neni 333a dhe 334 të Kodit Penal;

Është fakt se në dy ministri të ndryshme, Arben Ahmetaj ka pranuar, dhe më pas ka firmosur, financimin me 53 milionë euro për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit.

Arben Ahmetaj ka miratuar modelin financiar për inceneratorin e Tiranës.

2 nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për rastin e Tiranës janë të emëruar nga Arben Ahmetaj.

Është fakt që në kohën e vlerësimit të ofertave për Tiranën, Arben Ahmetaj ishte me pushime me 2 nga pronarët e ardhshëm të inceneratorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Per kete ekziston vendimi i Gjykatës se Kumanoves, ku Ahmetaj u aksidentua se bashku me Mirel Mertirin.

Ahmetaj nuk e ka mohuar kurre aksidentin, por nuk ka dhene asnjehere shpjegime per marredhinien me Mertirin.

Gjithashtu Ahmetaj ka patur ortakeri me Mirel Mertirin dhe Klodian Zoton ne kompanine e tij “Hermes”.

Arben Ahmetaj gjithashtu ka angazhuar fondet buxhetore duke garantuar mbeshtetje buxhetore per Inceneratorin e Tiranes, dhe duke ja kaluar te gjithe riskun shtetit, duke garantuar cdo qindarke per Koncensionarin e Tiranes.

Partia Demokratike e ka denoncuar vazhdimisht putrën e tigrit në dokumente e shtetit dhe në xhepat e shqiptarëve.

SPAK, jo nga frika prej tigrit, por prej shefit të tij, i ka shpërfillur provat duke e lënë veten të ekspozuar ndaj dyshimeve të publikut.

Vjedhja me djegësat në tre qytete kryesore të Shqipërisë vazhdon si të ishte një orë e pagabueshme zvicerane.

Pronarët janë në kërkim, por paratë i marrin.

Paratë merren, por inceneratori i Tiranës nuk ekziston, dhe i Elbasanit nuk punon.

Ku shkojnë paratë, atëherë?

Sa herë që kërkojmë emrin e atij që është në krye të punëve, na del Edi Rama. Nëse, siç thotë vetë naltgjatësia e tij, përgjegjësitë nuk janë kolektive, atëherë barra për kolektivin e prishur e të korruptuar i takon përgjegjësit.

Prapë na del emri i Edi Ramës.

Por, në radarin e SPAK, ASPAK.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix16 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix16 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix16 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix16 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix16 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix16 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix16 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix16 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar17 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook