Lidhu me ne

Mix

Pse vjell femija pas ushqyerjes me gji?

Pse vjell femija pas ushqyerjes me gji?

Në periudhën e parë që fëmija vjen në jetë prindërit shqetësohen për gjënë më të vogël me idenë se nuk kujdesen mirë, veçanërisht nëse e kanë fëmijën e parë. Një situatë që ngjall frikë dhe ankth është edhe kur fëmijët vjellin pasi kanë pirë gji ose gjatë kohës kur ata pijnë.

Para se të mendojmë për zgjidhjet e mundshme, le të përpiqemi ta kuptojmë më mirë problemin.

Si fillim duhet të bëjmë dallimin mes refluksit nga vjellja.

Me refluks do të kuptojmë kthimin mbrapsh në gojën e fëmijës të një pjese të ushqimit, pjesërisht të tretur, gjë e cila mund të ndodhë edhe pas 2-3 orësh nga pirja e qumështit. Nëse ndodh kështu nuk duhet të shqetësoheni pasi kjo është diçka normale për një laktant. Refluksi ndodh në mënyrë të papritur, pra fëmija nuk jep ndonjë shenjë vuajtje ashtu si mund të ndodhë në rast se do të jetë duke vjellë. Nëna në këtë rast duhet të kujdeset që të mos ndodhë asgjë gjatë nxjerrjes së ushqimit dhe ta mbajë fëmijën në pozicion vertikal.

E vjella jep shenja të tjera, të cilat shpesh mund të shoqërohen me diarre apo konstipacion. Gjatë këtij shqetësimi fëmija mund të qajë duke qënë se nuk ndihet mirë dhe mund të ndiejë edhe djegie stomaku. Të vjellat gjithashtu do të ndikojnë negativisht në rritjen e fëmijës si pasojë e humbjes së lëngjeve dhe substancave ushqyese, ndërsa refluksi nuk ndikon aspak në rritjen e fëmijës.

Nëse prindërit ndihen të frikësuar nga kjo situatë është mirë të flasin me mjekun. Zakonisht këto janë situata që zhduken me kalimin e kohës, pa lënë pasoja.

Ka edhe shkaqe patologjike, ndër të cilat më të shpeshtat janë ato që rrjedhin nga infeksionet e zorrëve ose të urinës. Në këto raste një simptomë që është e lidhur me të vjellat është edhe prania e kapsllikut.

Gjithashtu mund të ndodhë që vjell gjatë ushqyerjes me gji. Nëse kjo gjë ndodh shpesh është mirë që të flisni me mjekun e familjes. Kur nënat i shohin që fëmijët e tyre ndihen keq ato duan që problemi i tyre të zgjidhet menjëherë. Shpesh zgjedhin të dëgjojnë nga eksperiencat e nënave të tjera, por që disa zgjidhje mund të jenë të mira për një grup të caktuar fëmijësh dhe të rrezikshme për të tjerë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix6 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix6 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix6 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix6 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix6 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix6 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix7 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix7 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar7 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook