Lidhu me ne

Mix

Si të kursejmë para ? Lumturia nuk gjendet tek blerja …

Hand holding empty wallet with blue copy space 2154055 Stock Photo at  Vecteezy

Edhe nëse mund të kurseni vetëm 50 dollarë në muaj, bëjeni.

E vërteta është se situata juaj aktuale financiare është një pasqyrim i drejtpërdrejtë i zakoneve tuaja financiare të viteve të kaluara. Me fjalë të tjera, zakonet tuaja ose mund t’ju bëjnë të pasur ose mund t’iu varfërojnë plotësisht.Në këtë artikull, do të ndajmë shtatë zakone nga të cilat duhet t’i hiqni sa më shpejt.

Mjaft e kërkuat lumturinë tek gjërat.
Kultura e konsumatorit ka një objektiv: t’ju bëjë të ndiheni sikur keni nevojë për veshje të stilistëve, marka të shtrenjta, teknologjinë më të fundit dhe makina luksoze për të qënë më në fund të lumtur. Kjo është një gënjeshtër e hapur e krijuar nga reklamat. Dhe është krijuar qëllimisht e tillë, që t’iu marrë paratë. Të gjitha studimet tregojnë se lumturia nuk gjendet tek blerja e gjëra.

Mos kini frikë nga investimi.
A nuk është investimi i rrezikshëm? A nuk është si bixhozi? A nuk humbasin njerëzit të gjitha kursimet e tyre të jetës në bursë? Po, të gjitha këto gjëra janë të vërteta. Por ato janë të vërteta vetëm për ata që hyjnë në bursë pa mësuar se si funksionon bursa. Siç thoshte Warren Buffett, “Rreziku vjen nga mosdija se çfarë po bëni”. Investimi është diçka që mund të mësohet. Është një aftësi që mund ta zhvilloni.

Ndaloni së besuari se nuk mund të kurseni
Edhe nëse mund të kurseni vetëm 50 dollarë në muaj, bëjeni. Ka të bëjë me ndërtimin e zakonit të kursimit në mënyrë që të bëhet pjesë e identitetit tuaj.Nëse nuk e ndërtoni zakonin e kursimit kur keni pak para, nuk do ta bëni as kur keni shumë para.Është për shkak të zakoneve financiare që keni krijuar para se të bëheni të pasur. Pra, rregulloni zakonet tuaja financiare dhe vetëdisiplinën edhe kur keni pak për të kursyer/investuar. Thjesht filloni, edhe nëse nuk është shumë.

Mos u bëni pjesë e lojës së krahasimit.
Shumica e njerëzve janë të mbërthyer në një lojë krahasimi. Në vend që të përqendrohen në ndërtimin e pasurisë së tyre, ata kujdesen më shumë për t’u treguar njerëzve të tjerë se sa mirë po ecin financiarisht. Siç thotë Morgan Housel në The Psychology of Money, “Shpenzimi i parave për t’u treguar njerëzve se sa para keni, është mënyra më e shpejtë për të pasur më pak para”. Kur kujdeseni shumë për atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ju, filloni të merrni vendime të pamenduara financiare. Kjo është arsyeja pse pasuria e vërtetë hesht. Pasuria e vërtetë është shumë e padukshme . Pasuria është numri në llogaritë tuaja bankare dhe të investimeve. Këto asete financiare janë të padukshme për njerëzit e tjerë. Ata nuk bëjnë asnjë zhurmë dhe nuk shkëlqejnë si një diamant. Në përgjithësi, ndaloni së luajturi lojën e krahasimit. Ndaloni të përpiqeni të dukeni të pasur për njerëzit e tjerë. Përqendrohuni të bëheni të pasur për veten dhe familjen tuaj. 

medium

MË TEPËR

Sport2 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix3 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix3 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix3 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix3 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook