Lidhu me ne

Mix

Justin Timberlake i bën dedkimin më romanik Jessica-s në përvjetorin e tyre të 10-të

Justin Timberlake dëshiron të jetë me Jessica Biel deri në fund të jetës dhe nuk ka frikë t’ia shprehë këtë dëshirë publikisht. Çifti i lumtur festoi 10 vjet martesë të mërkurën dhe ndau në Instagram një galeri fotosh nga dekada e fundit.

“10 vjet nuk mjaftojnë!” ka shkruar Timberlake krahas fotove dhe videove. “Ti më bën burrë dhe baba më të mirë çdo ditë! Të dua shumë o njeri i bukur! Kthim pas në kohë!”

Biel e ripostoi dedikimin sentimental në Story-n saj në Instagram.

Timberlake dhe Biel, të cilët u martuan në vitin 2012, kanë pasur edhe ulje-ngritje gjatë martesës së tyre dhjetëvjeçare – përfshirë kur Timberlake u kap duke u mbajtur për dore me kolegen Alisha Wainwright në nëntor 2019.

Një nga pikat e ulëta të mundshme të marrëdhënies së çiftit erdhi vitin e kaluar kur Timberlake u detyrua t’i kërkonte falje publike ish-të dashurës Britney Spears dhe Janet Jackson pasi doli dokumentari “Framing Britney Spears”. Filmi, i cili u prodhua nga New York Times, sugjeroi se Timberlake luajti një rol të madh në dëmtimin e karrierave të të dyja grave – duke i shtyrë përdoruesit e mediave sociale ta kritikonin ashpër atë në internet.

Biel qëndroi në krah të burrit të saj mes reagimit të ashpër dhe dyshja u duk se ia dolën më mirë se kurrë.

Çifti ka dy djem: Silas, 7 vjeç dhe Phineas, 2 vjeç.

MË TEPËR

Kryesore11 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar11 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix11 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix11 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix11 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix11 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix11 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix11 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix11 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook