Lidhu me ne

Radar

Rama gënjen me historinë e Alabbar në Zagreb

I akuzuar se po i fal taksat dhe truallin për investimin gjigand, por të paligjshëm në Durrës, Edi Rama ka tentuar ta devijojë debatin, duke i dalë në mbrojtje investitorit arab Mohammed Alabbar.

Ai publikoi në rrjetet sociale titullin e një shkrimi të BIRN që raporton se “Eagle Hills and Real Estate Development” e Alabbar ishte favorite në një garë në Kroaci për një investim gjigand, i quajtur ndryshe si “Manhatani i Zagrebit”.

Ngjan qesharake se si vetë Rama, ose këshilltarët që ia kanë sugjeruar titullin, nuk kanë marrë mundimin të thellohen dhe të lexojnë diçka më shumë në brendësi të shkrimit dhe të historisë së “Manhatanit të Zagrebit”.

Sepse ashtu do të kuptonin se paralelizmi nuk qëndron, sepse çfarë ndodhi në Zagreb dhe çfarë po ndodh në Durrës janë dy realitete shuma larg njëri-tjetrit. Le t’i marrim me radhë.

Devijimi i akuzave tek Alabbar

E para, duhet nënvizuar se Rama s’ka çfarë t’i mbrojë Mohammed Alabbarit. Sepse gishti nuk është drejtuar tek investitori i huaj, por tek kryeministri i Shqipërisë.

Nëse investitorit privat i ofrohet një kontratë plot privilegje dhe përfitime me shtetin shqiptar, përgjegjës janë zyrtarët shqiptarë dhe jo privati që e firmos.

Nëse kompania Eagle Hills Real Estate Development u zgjodh pa garë, nëse nuk dihet kush e hartoi projektin e Durrësit, nëse iu fal trualli pa transparencë, nëse iu falën taksat dhe nëse do të investojë vetëm 140 milion euro nga 2 bilion të premtuara, atëherë këtu përgjegjësia është e kryeministrit Edi Rama, që administron pasuritë publike.

Prandaj shkrimet e Google që tregojnë se Alabbar është investitor me reputacion të respektuar janë pa vlerë, kur i shpërndan një kryeministër që nuk respekton shtetasit e tij.

Alabbar u fut në garë në Zagreb

E dyta, shkrimi në brendësi shkon përtej titullit. Vërtet Alabbar është favorit për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, por kryetari i Bashkisë atje, Milan Bandiç organizoi një garë për tenderin prej 500 milion eurosh.

“Të pyetur nga BIRN se cilat kompani kishin aplikuar, bashkia dhe zyra e bashkisë thanë se ishin marrë tre oferta, dy prej të cilave plotësojnë kushtet. Njëri ishte Bouygues Batiment International nga Franca. Tjetri ishte Eagle Hills, nga Emiratet e Bashkuara Arabe” thuhet në shkrim.

Pra, në Kroaci ka garë për investimin 500 milion euro. Në Shqipëri nuk pati garë për 2 bilion euro investim.

Jo vetëm kaq. Ne nuk dimë ku, si dhe pse u mor vendimi për të zhvendosur portin e Durrësit, për të falur 1.3 milion metër katrorë tokë dhe për të falur taksa.

Projekti në Zagreb u anulua pas protestave qytetare

E treta, historia vazhdon pas vitit 2019, kur u shkrua shkrimi. Rezultoi se kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç nuk i kishte pyetur qytetarët për investimin e Mohammed Alabbar. Atëherë qytetarët dolën në rrugë. Organizuan protesta, kërkuan anulimin e mega-projektit Bandiç-Alabbar dhe pas disa muajsh, vendimi u anulua në Tetor të vitit 2020.

Mungesa e konsultimit publik në Zagreb ishte thelbësore në tërheqjen e projektit.

Bëni dallimin me atë që po ndodh në Shqipëri.

A i pyeti kush qytetarët e Durrësit për “Marina dhe Jahte” që parashikon të zhvendosë portin mijëravjeçar? A ka ndërmend të ngrihet njeri në protestë kundër marrjes së vendimeve të tilla të fshehta?

Deri tani jo. Po sikur kjo të ndodhë, policia e Ramës e ka gati gazin lotsjellës.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook