Lidhu me ne

Mix

Depresioni sezonal: Ja cilat janë gjërat e vogla, që mund të bëni çdo ditë për ta përballuar

Parent's Guide to Teen Depression - HelpGuide.org

Nga Jolanta Burke & Annie Curtis​

Kur afrohet vjeshta dhe dimri, shumë nga ne priren të ndihen të trishtuar, apo jo si vetja jonë e zakonshme. Por për disa, këto ndjenja vazhdojnë derisa të vijë sërish pranvera. I njohur teknikisht si Çrregullimi Afektiv Sezonal (SAD), ai është një lloj depresioni që shfaqet vetëm gjatë stinëve specifike.

Krahas humorit vazhdueshmërisht në nivele të dobëta, disa njerëz mund të gjejnë se ndihen si më të përgjumur se zakonisht. Ata hasin shumë vështirësi të ngrihen në mëngjes, dhe dëshirojnë më shumë karbohidrate se sa normalisht. Nëse ju jeni një person i prekur nga këto ndjesi, ja cilat janë disa hapa që mund të ndërmerrni për të përmirësuar gjendjen tuaj shpirtërore gjatë muajve të ftohtë.

Ç’duhet bërë çdo ditë

Meqenëse kjo dukuri shfaqet kryesisht gjatë stinëve kur ditët janë më të shkurtra, dhe kur ne marrim më pak rrezet dielli, mendohet se ajo shkaktohet nga një ndërprerje e orës së trupit tonë (i njohur edhe si një trazim i ritmit cirkadian). Ne të gjithë kemi një “orë mjeshtërore” në tru, e cila e përdor dritën e ditës për të kontrolluar të gjitha proceset e trupit tonë, nga uria deri në momentin kur ndihemi gati për të fjetur gjumë në mbrëmje.

Çrregullimi i ritmit cirkadian, ka qenë gjithmonë i lidhur me shqetësimet e gjumit, ndryshimet në humor dhe modelet tona së të ngrënit dhe metabolizmin, dhe të gjitha këto ndikojnë tek SAD. Kjo është arsyeja pse shëtitja jashtë dhe në dritën natyrale të ditës, mund të jetë kaq e rëndësishme për njerëzit që preken nga kjo simptomë.

Në mëngjes, bëjeni praktikë daljen jashtë për të paktën disa minuta. Meqenëse drita dërgon sinjale të drejtpërdrejta në orën kryesore të trupit për t’i treguar se është koha për t’u zgjuar, drita e mëngjesit do t’ju ndihmojë të ndiheni më të përqendruar gjatë gjithë ditës. Po ashtu mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më herët në mbrëmje.

Ndërkohë në drekë, provoni të dilni sërish jashtë dhe të ekspozoheni më shumë ndaj dritës natyrale. Por nëse nuk mund të dilni jashtë apo koha është me re, mund të provoni terapinë me një dritë shumë më të shndritshme. Ajo i ekspozon njerëzit ndaj dritës së ndritshme fluoreshente, duke përdorur një llambë ose maskë të veçantë.

Studimet tregojnë se 30 minuta terapi me dritë të ndritshme çdo ditë, mund të ndihmojë në uljen e simptomave të SAD. Nëse e keni të vështirë të bindni veten të largoheni nga tavolina juaj gjatë drekës, përpiquni të organizoni disa aktivitete që mund t’ju ndihmojnë të dilni jashtë.

Për shembull, përpiquni të organizoni një shëtitje të përditshme në grup gjatë drekës me kolegët ose fqinjët tuaj. Krahas ekspozimit ndaj dritës të ditës, ushtrimet në grup mund të nxisin edhe emocionet pozitive dhe lidhjen sociale, gjë që është e mirë për mirëqenien dhe shëndetin tuaj mendor.

Një aktivitet tjetër që mund të provoni gjatë shëtitjes së drekës është detyra “3 gjëra të mira në natyrë”. Synimi i këtij aktiviteti është të shtojë vëmendjen dhe vlerësimin e natyrës duke marrë parasysh të paktën 3 gjëra nga mjedisi natyror ndërsa bëni shëtitjen tuaj të përditshme. Kjo jo vetëm që do t’ju motivojë të dilni, por gjithashtu mund t’iu ndihmojë në përmirësimin e humorit dhe mirëqenies suaj psiko-fizike. Ndërkohë mbrëmjeve, synoni të krijoni hapësirë kohë për të bërë gjërat që ju pëlqejnë. Kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e humorit tuaj, dhe mund të lehtësojë disa simptoma të SAD. Gjëra të tjera që mund të bëni gjatë muajve të dimrit për të përmirësuar humorin tuaj përfshijnë:

Praktikoni humorin

Induktimi i më shumë humorit në jetën tuaj, mund të ndihmojë në balancimin e emocioneve tuaja negative. Madje mund të përmirësojë cilësinë e gjumit, gjendjen shpirtërore, dhe të reduktojë simptomat e depresionit. Në mbrëmje, kaloni 10 minuta duke menduar për disa situata komike që ju kanë ndodhur gjatë ditës.

Ose mendoni mbi një situatë sfiduese me të cilën jeni përballur, dhe përpiquni të mendoni se si do ta trajtoni atë me humor në të ardhmen. Gjetja e qëllimshme e kohës për të parë diçka për të qeshur në TV apo rrjetet sociale 3 ose 4 herë në javë, mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e humorit tuaj.

Gjeni një hobi të ri

Filloni të merrni një hobi të ri, ose rinisni një hobi që nuk e keni praktikuar për kohësh. Angazhimi në një hobi të caktuar do ta mbajë mendjen më të angazhuar, duke ju lënë më pak kohë për përsiatjet e thella, gjithnjë nëse kjo e fundit është diçka që keni tendencën të bëni shpesh.

Ndoshta mund të provoni të mësoni të thurni triko ose çorape. Kjo lidhet me rritjen e ndërgjegjes, qetësisë dhe një nxitje të emocioneve pozitive. Edhe mësimi i recetave të reja të gatimit, mund të jetë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të rritur mirëqenien psikologjike.

Nuk ka rëndësi se çfarë hobi zgjidhni, për sa kohë që ajo i zgjeron aftësitë tuaja, dhe ju ndihmon të futeni në një gjendje mendore optimale.

Kjo është ndjenja e “humbjes së vetvetes” në atë që po bëni, dhe është një element kryesor në përjetimin e lumturisë subjektive. Ju mund të mos ndiheni më mirë ndërsa jeni duke praktikuar një hobi (pasi kjo gjë kërkon përqendrim), por sapo të përfundoni detyrën tuaj, do të përjetoni një ndjenjë të arritjes së diçkaje, shoqëruar me një nxitje të emocioneve pozitive.

Mbani në ritëm “orën” e trupit tuaj

Meqë mendohet se SAD shkaktohet nga trazimi i ritmit cirkadian, ruajtja si duhet e ritmit tuaj cirkadian, mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të kësaj dukurie. Dhe gjumi luan një rol të madh në mbajtjen nën kontroll të “orës” së trupit tuaj. Ndaj në mbrëmje, përpiquni të shmangni dritën e tepërt, pasi kjo do t’ju vonojë gjumin.

Po ashtu, duhet të përpiqeni të keni orare të ngjashme kur bini për të fjetur dhe kur zgjoheni, si gjatë javës ashtu edhe gjatë fundjavës. Krahas gjumit të duhur, konsumimi në intervale të rregullta i vakteve ushqimore, mund të ndihmojë për të mbajtur në ritëm “orën” e trupit tuaj.

Edhe pse mund të jetë normale të ndjeni një rënie të humorit në ditët e para pas ndryshimit të orës, nëse vini re se simptomat zgjasin për shumë javë apo kanë një efekt të madh në jetën tuaj, atëherë mund të shkoni dhe konsultohuni me mjekun e familjes. Ndërkohë, mos harroni se edhe vetëm disa ndryshime të vogla çdo ditë, mund t’iu ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të simptomave të SAD.

/ “The Conversation”

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook