Lidhu me ne

Radar

Të protestuarit është diçka e rrezikshme për tiranin

Të protestuarit është diçka e rrezikshme për tiranin

Nga Ndriçim Kulla 

Zhurmërima e medieve të mazhorancës, por edhe e medieve përtej saj, që gjoja duan të duken korrekte nëpërmjet qasjes së moderuar shqiptare në favor të interesave të vendit, duket hipokrite që në vështrimin e parë për disa arsye.

Protesta është shenja e vitalitetit të një demokracie dhe Shqipëria, po njëlloj siç e kanë deklaruar edhe miqtë tanë perëndimorë, SHBA dhe BE, nuk mund të rrojë brenda qytetërimit perëndimor pa një lloj të tillë demokracie.

Le t’i vendosim kujdesin dhe theksin shprehjes “nuk mund të rrojë”, sepse është pikërisht ky realiteti i vërtetë në të cilin ndodhemi: pamundësia për të rrojtur në demokraci funksionale, të paktën normalisht.

Falë këtij ndërgjegjësimi se po rrojmë në një regjim që ka rrëmbyer gjithçka demokratike, shfaqet si hipokrite zhurmëria e pohimit qeveritar se nuk duhet të turpërohemi apo njollosemi si komb në ditën tonë më të madhe.

Po si turpërohesh vallë, duke e zbuluar në sy të të gjithë botës të vërtetën e lëngimit tënd të pafund apo duke e fshehur dhe duke bërë?!

Dinjiteti i një proteste simbolike dhe paqësore, nënkupton që halli i shqiptarëve që po ikin çdo ditë është aq i madh, aq i rëndë dhe aq i pandreqshëm, sa arrin të kapërcejë edhe mirësjelljen dhe anashkalimin e protestimit të paktën në një ditë si kjo.

Pasi, pikërisht në një ditë si kjo zëri i tyre, që deri tani është britur në manifestime të jashtëzakonshme proteste, por ka gjetur vetëm mur regjimor qeveritar, ka një mundësi, një shpresë, një fat, të dëgjohet e të bëhet fuqi ndryshimi.

Pse vallë duhet humbur ky shans i artë, pasi kemi provuar në kaq e kaq raste t’i dërgojmë mesazhe të fuqishme Perëndimit, se gjendja në Shqipëri është ajo e një vendi që po tretet e po shkon në humnerë?!

Opozitës, në po këtë ditë, me dëshirën e mazhorancës, i është servirur me skenën e një të varuri që pret litarin në fyt, “ekzekutimi” i saj verbal, me një proces të pakuptimtë gjyqësor.

Edhe kjo zhurmërimë është pjellë e propagandës ulëritëse e medieve qeveritare që ka frikë dhe si hipokrite e paparë, qaravitet për të etiketuar popullin që vërshon nëpër protesta si gjysmë-opozitë.

Me Alibeajn, Bardhin, Bashën ,Tabakun, Çollakun e grushtin e bashkuar të shokëve rreth tyre, çdo njeri që e njeh situatën e përditshme të nevojave dhe halleve të njerëzve të këtij vendi, jo vetëm qesh e tallet, por beson akoma dhe më fort se pushteti është në krizë të thellë derisa mendon se me këtë zgjidhje vulë-grabitëse do ta përçajë valën e zemërimit opozitar.

Është njësoj sikur të kacaviresh nëpër pasqyra. Këtë çdokush duhet ta ketë të qartë sot. Ndaj gjithçka, e gjithë kjo zhurmëri mediatike është si ajo komedi e Shekspirit “much ado about nothing”, pra, “shumë zhurmë për asgjë”.

Asgjë e keqe, asgjë kundra-evropiane, perëndimore, s’do të ndodhë. Përkundrazi, do të marshojë në rrugë dinjiteti, e vërteta e realitetit shqiptar, kurajoja civile dhe intelektuale, e pse jo edhe politike.

E këto janë virtyte që në Perëndim veçse nderohen, respektohen e përshëndeten.

Demokracia presupozon edhe protestat e fuqishme, edhe revoltat me forcë, kur gjithçka e gënjeshtërt po vazhdohet të shitet e vërtetë me dredhi dhe presion.

Sigurisht në kontekstin e kësaj ngjarjeje mund të lindë edhe pyetja:  Pse pikërisht kjo protestë, ditën e samitit europian në Tiranë?

Ky debat i çuditshëm dhe kjo pyetje më kujton dramën e Albert Kamysë,  Galigula në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Mos vallë kishte diçka në këtë dramë që shqetësonte të fuqishmit e asaj bote, që kur shihnin dramën shpreheshin se koha e tiranëve kishte mbaruar?!

Mesazhi i shkrimtarit të madh francez se njerëzit nuk duhej të mendonin se koha e tiranëve kishte mbaruar është jo vetëm aktual, por jashtëzakonisht real në Shqipërinë e sotme, kur diktatori i instaluar në Tiranë me ndihmën e lobistëve të huaj, me frerët e pushtetit qendror dhe lokal në duar, po e detyron popullin opozitar të marrë udhët.

Të protestuarit është diçka e rrezikshme për tiranët.

Në tirani nuk duhet protestuar.

Kjo zhurmënajë mediatike kundra protestës, por edhe e ekstremit të saj (sepse ajo mund të kthehet edhe në revoltë të mundshme) është provë e qartë se tiranët drejtohen nga kapriçot e forcës dhe të frikës në të njëjtë kohë dhe kurrë nga arsyeja.

Është e njohur e vërteta se një tiran është një njeri që sakrifikon popullin e tij ndaj ambicieve dhe aventurave.

Dhe këtë tirani ynë po e bën.

Ai po hakmerret ndaj kujtdo që i del përpara dhe kundërshton marrëzitë e tij.

Ai i ka thënë qartë dhe publikisht ndaj çdokujt se do ta shkatërrojë dhe këtë e ka bërë me forcën absolute që ka grabitur prej nesh, prej gabimeve të politikanëve renegatë të opozitës dhe ndihmës hileqare që i kanë dhuruar ndërkombëtarë.

Të protestuarit me mirësinë e mirëseardhjes para vendimmarrësve europianë kuptohet që është e rrezikshme për tiranin, por për ne që na ka vjedhur, na ka shtypur dhe po na shkreton mirëqënien, arsimin, kulturën dhe demokracinë është rast i rrallë që ata, miqtë tanë, të na shikojnë drejtpërdrejt për një çast me fytyrat dhe shpirtin tone të revoltuar, pa filtrat dhe dizajnin marramendës të manipulatorit .

Le ta kthejmë pra këtë ditë, në një ditë feste të vitalitetit të demokracisë dhe të inagurimit të ndryshimit të madh për Shqipërinë, në udhën dhe me ndihmën e Europës, ku mezi kemi pritur të aderojmë gjithë këto vite.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook