Lidhu me ne

Radar

Berisha: Pa votën e lirë s’do ketë stabilitet

Berisha rikthehet në podium për herë të dytë pasi u

Në protestën e mbajtur sot kryedemokrati Sali Berisha theksoi se pa votën e lirë s’do ketë më stabilitet në Shqipëri. 

Berisha tha se kryeministri që drejton sot Shqipërinë duhet të ishte sot para drejtësisë dhe jo i ulur me shtetarët e BE në Samit.

Kreu i opozitës u shpreh se nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën, sikundër përpiqet ta paraqesë ky i fundit.

Nga ky shesh, në Shqipëri dhe kudo që jeni, përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufishme. Së pari, në emrin tuaj, më lejoni t’ju uroj me gjithë zemrën, mirëseardhjen në Tiranë, shtetarëve më të lartë të vendeve anëtare të BE. Për ne, është një rast shumë i veçantë, që t’u shprehim atyre, vendeve të tyre mirënjohjen më të pakufishme për ndihmën e gjithanshme që i jepni shqiptarëve.

Prania e qeveritarëve më të lartë të BE është mbështetja më e madhe që vlerat evropiane në Shqipëri kanë marrë në vendin tonë. Ky samit është një mbështetje e madhe për shqiptarët dhe PD-në, forcën politike që në betejë për vlerat evropiane, me moton: E duam Shqipërinë si Europa, përmbysi diktaturën komuniste. Tre dekada më parë, ne nisëm rrugën e demokracisë si kombi i tretë më i varfër i planetit. Sot nga ajo kohë, të ardhurat janë rritur së paku 25 herë. Bujaria e kombeve dhe vendeve tuaja, ka qenë e një rëndësie thelbësore në këtë arritje, ndaj dhe ne u mbetemi borxhli përjetë ju dhe taksapaguesve tuaj.

Të nderuar miq, të gjithë shqiptarë, sa jemi këtu, shqiptarë kudo që janë, i jemi shumë mirënjohës për nderin e madh që iu bë Shqipërisë, duke zgjedhur Tiranën për këtë Samit. Por jemi fatkeq që përfqësohemi me njeriun që duhet të ishte sot para drejtësisë, dhe jo aty i ulur me ju. Ndihemi fatkeq sepse pushteti i atij që na përfaqëson qëndron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur, drogën, korrupsionin dhe të zezat e tjera. Ky Samit është mundësi e artë që shqiptarëve t’u ndihet zëri.

Ne s’jemi në manifestim festiv, por jemi në një protestë që të jehojë para Evropës zëri i shqiptarëve. Jemi këtu sepse s’mund të pranonim që ky samit, të konsiderohet siç po e paraqet Rama mbështetje për qeverinë e tij, një nga më të korruptuarat në planet”.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook