Lidhu me ne

Radar

Aurel Plasari: Skënderbeu nuk u konvertua në mysliman, emrin “Ballkan” e ka shpikur një budalla

Në vigjilje të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë të veçantë me studiuesin e njohur Aurel Plasari dhe gjimnazistë.

Ndërkohë që Edi Rama tha se për heroin tonë Skënderbeun thuhet se ka ndërruar fenë jo një herë por dy herë, dhe për këtë duhen kërkuar përgjigjet te libri i Fan Nolit, kërkoi përgjigje nga Plasari.

Aurel Palasari tha se Skënderbeu nuk ka ndëruar fenë dhe se argumentet jepen duke lexuar Nolin

Mes të tjerash ai tha se nuk ka një datë të saktë të ditës se kur ka lindur, apo dhe vendit. Mes të tjerash, Plasari pohoi se ka dyshime, por pa fakte, se Skënderbeu mund të ketë lindur në Prizren.

“Agrementet duhen lexuar te Noli. Ai niset se nga e kemi këtë të dhënë. E kemi nga të dhënat legjendare. Noli në pleqëri, pasi shkroi tre veprat, jep argumentet dhe kundër marrjes peng. Ai thotë; ‘jo’. Por është bërë me status të vasalitetit. Kur kishte nevojë sulltani, ai, Gjoni është detyruar që të çonte të birin në ushtri. Është studim që është dhe shqip. Kur shkrova unë, ata thanë; Plasari përmbysi historinë. Por ça historie përmbysa unë?! Unë citova Nolin. Një nga faktet është; marrëdhënia e Gjon Kastriotit në Malin e Shenjtë. Të drejtat e Adelfatit janë të drejta të një vëllazërie. Këtë princat në Ballkan, e përdornin si mundësi për t’u strehuar në një situatë ekstreme. Gjoni ka 4 djem, aty mungonte emri i një vëllai, që thuhet se u bë turk, i ati i Hamzait. Pse?! Se në një manastir të Malit të Zi s’mund të blinte të drejtë vëllazërie një mysliman. Ndaj dhe ky është një dokument që Skënderbeu nuk është mysliman. Ai është rritur dhe stërritur katolik.

Nga ana tjetër, blerja nga ana e të atit te një Pirgu, që është Pirgu shqiptar, që ishte katolik. dhe më pas i ka dhuruar dy tre fshatra manastirit. është marrëdhënie e qartë e dokumentuar, ku Gjergj Kastrioti nuk figuron i konvertuar.

Dokumentet e Ilandarit, tregojnë se një nga vëllezërit e Skënderbeut është varrosur aty, në një manastir. Për mua është dhe varri i një Kastrioti tjetër, që ka mundësi që të jetë varri i babait të Skënderbeut. Ne nuk kemi lindje, pra datës së Skënderbeut. Noli dhe të tjerët kanë rënë dakord që viti i tij i lindjes është 1404-1405. Tani kanë shpikur një datë, edhe zonja ambasadore. Datat e lindjes në Mesjetë mbaheshin në librat e Kishës, për pagëzime. Këto regjistra nuk ekzistojnë se nuk e dimë se ku ka lindur. Unë kam idenë se ka lindur diku në Prizren, por s’kam asnjë fakt. Datën e vdekjes e dimë shumë mirë se vdiq një njeri i rëndësishëm për Europën. Kemi një gabim te Barleti që e vdes një vit më parë. Ne e kemi korrigjuar nga burimi bizantin. Barleti gabon se është qytetar venedikas. Viti në Venedikti ndërrohet në 1 mars. Për Barletin data e vdekjes është 1467”-tha Plasari.

Plasari më pas duke u ndalur te libri i tij, “Skënderbeu një histori politike”, tha se: “Libri është një punë njerëzore, që s’do të arrijë kurrë të shfrytëzojë këto rezultate. Pasi ato janë rezultate që vijnë duke u kompletuar. Shpresoj se do të ketë të tjerë, që do të zbulojnë. Unë nuk mendoj se dalin çdo vit libra të rinj plotësues.”.

Mes të tjerash, Plasari shtoi se emri Ballkan është vënë nga një studiues gjerman, që e cilësoi budalla.

Emri ‘Ballkan’ është emër i vënë nga një budalla. Gadishulli quhej gadishulli ilirik. Gadishulli riprodhohej nga hartat që dilnin nga tekstet e Ptolemeut. Ai jepte një vargmal që përshkruante gadishullin ilirik. Edhe kur filluan Hartat e rilindjes Europiane imitonin këto harta. Arbëria ishte një nga ato vende të studiuara. Në mesin e shekullit XVIII, në kohën e Turqisë, një studiues gjerman Xonjën e pyesnin dhe i thotë se si quhet dhe ai tha; Ballkan. Ishte budallallëk i atij momenti. Sot është çështja që mund të na thonë Ballkani dhe Europa. Ai rajon që thonë Ballkan, është Europa juglindore. Është një term i rremë për mua. Kur vjen puna në konceptin shkencor do them se ky gadishull është Europa Juglindore.”,theksoi Plasari.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix20 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix20 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix20 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix20 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix20 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix20 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix20 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar21 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook