Lidhu me ne

Mix

Bill Gates, dhe lidhjet e tij me Epstein

Gazetarja vë me shpatulla pas murit Bill Gates, për lidhjet me

Bashkëthemeluesi i Microsoft dhe filantropi miliarder Bill Gates ka vijuar të minimizojë marrëdhënien e tij me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein, duke pretenduar për “herën e 100” se ata ishin thjesht kishin ngrënë disa darka bashkë.

Prezantuesja e ABC së Australisë, Sarah Ferguson, vuri në dukje gjatë një interviste me Gates të hënën se “një nga çështjet që e prishi” marrëdhënien e tij me ish-gruan, Melinda French Gates, ishin lidhjet e tij me Epstein.

Fergusone pyeti: “A jeni penduar për marrëdhënien që keni mbajtur me Epstein kundër këshillave dhe dëshirave të Melindës?”

Gates i tha Fergusonit se po kthehej “shumë prapa në kohë” përpara se të ngrinte supet dhe t’i përgjigjej pyetjes.

“Do të them për të 100-tën herë, po, nuk duhej të kisha darkuar me të”, tha Gates.

Prezantuesja vijoi të pyesë duke e informuar Gates se “Epstein kishte një mënyrë për të kompromentuar seksualisht” njerëzit.

“Kjo është ajo që Melinda po të paralajmëronte?” pyeti Ferguson.

“Jo, dua të them, jo, kam ngrënë darkë me të dhe kjo është e gjitha,” tha Gates.

Ferguson bëri presion, duke pyetur nëse Gates pendohet për marrëdhënien.

“Se kam darkuar me të,” tha Gates, duke nënkuptuar më tej se marrëdhënia e tyre ishin thjesht disa darka biznesi.

“Unë kam darkuar me të. Më vjen keq që e bëra këtë,” u përgjigj Gates. “Ai kishte marrëdhënie me njerëz për të cilët tha se mund të jepnin për shëndetin global, gjë për të cilën unë kam interes. Ato takime ishin një gabim. Ato nuk dhanë rezultat në atë që Epstein pretendonte dhe unë i ndërpreva ato. Kjo ka ndodhur shumë më parë, kështu që nuk ka asgjë të re për këtë,” shtoi Gates.

Ish-gruaja e tij ka thënë se ajo ia ka bërë të qartë Gates se asaj nuk i pëlqente që ai të kishte takime me Jeffrey Epstein. Ajo tha se është takuar një herë me multimilionerin, por është penduar për këtë.

“Doja të shihja kush ishte ky njeri dhe u pendova që në momentin e dytë që hyra në derë,” tha ajo për CBS në vitin 2021.

“Ai ishte i neveritshëm. Ishte personifikimi i djallit. Pata ankthe për këtë më pas. Më thyhet zemra për këto vajza të reja”.

Epstein vdiq në moshën 66 vjeçare ndërsa priste gjyqin për akuzat për trafikim seksual. Ai u gjet i varur brenda një qelie të burgut federal në Manhatan më 10 gusht 2019. Në vitin 2008, ai u deklarua fajtor për shërbimet seksuale që kishte marrë nga një e mitur.

MË TEPËR

Mix24 orë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix24 orë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix24 orë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix24 orë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix1 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix1 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix1 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix1 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix1 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix1 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook