Lidhu me ne

Mix

Ky zakon i përditshëm i bën fëmijët më agresivë

femije me ipad

Një studim i fundit tregon se fëmijët që kalojnë më shumë kohë para ekranit kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje të brendshme, si ankthi apo depresioni. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të vuajnë nga një sulm agresioni ose pakujdesi, dy shenja të sjelljes së jashtme.

Studiuesit kanadezë thonë se ka një “mungesë konsensusi” nëse koha e kaluar para një ekrani ka një efekt të dëmshëm për fëmijët. Megjithatë, pas shqyrtimit të 87 studimeve të vjetra për këtë temë, ku përfshiheshin rreth 160,000 fëmijë, ata vlerësuan se të dhënat tregojnë se ky është një zakon që ndikon keq në sjelljen e tyre.

Autorja kryesore Sherry Madigan dhe kolegët kanë vënë në dukje se vetëm të qenit para një ekrani mund të mos jetë as një shkas për probleme të sjelljes. Në vend të kësaj, shikimi i përmbajtjeve të papërshtatshme ose të dhunshme mund të çojë në sjellje agresive, ndërsa tërheqja nga shoqëria ose çrregullimet e gjumit mund të shkaktojnë ankth dhe depresion.

Udhëzimet globale tregojnë se fëmijët nën moshën dy vjeç duhet të shmangin plotësisht ekranet, ndërsa fëmijët nga mosha dy deri në pesë vjeç duhet të kalojnë më pak se një orë në ditë para ekraneve. Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore JAMA Psychiatry.

Kritikët e këtij studimi besojnë se është e gabuar të pretendohet se rëndësia statistikore e rezultatit të përgjithshëm është informuese në çfarëdo mënyre. Ata thonë se studimi tregon vetëm një për qind “të ndryshueshmërisë së problemeve psiko-sociale në korrelacion me forma të ndryshme të kohës së kaluar para një ekrani”.

Russell Wiener, ish-president i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, tha se kjo ishte “një fushë shumë komplekse dhe konkluzionet e thjeshtuara se koha e kaluar para një ekrani çon në probleme nuk janë të justifikuara”.

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook