Lidhu me ne

Kryesore

Rama tentoi të heshtë opozitën, por zëri ynë dëgjohet në gjithë botën

“Cunam popullor i revolucionit demokratik”,  Berisha: Rama tentoi të heshtë opozitën, por zëri ynë dëgjohet në gjithë botën

WhatsApp Image 2023 02 11 at 13.35.23

Cunam popullor i revolucionit demokratik, e ka quajtur Sali Berisha protestën e sotme të opozitës, të thirrur pas përmendjes së emrit të kryeministrit Edi Rama në çështjen McGonigal. Lideri demokrat tha se qëllimi i këtij revolucioni është mbrojtja e të vërtetave dhe përmbysjen e monizmit të dytë.

“Ditë e madhe e siparit të revolucionit demokratik të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri. Është akti revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre, ndaj dhe sot për përmbysjen e monizmit dhe fitoren e demokracisë do të themi të vërtetat tona. Qëllimi i këtij revolucioni që nis sot më 11 shkurt është të mbrojmë të vërtetat dhe të bëjmë çdo sakrificë e përpjekje që ato të triumfojnë”.

Duke e cilësuar Ramën si kryeministrin më të korruptuar në Europë ai tha se zëri i opozitës po dëgjohet në mbarë botën, pavarësisht përpjekjeve për ta heshtur atë.

“Opozita tregoi se Rama është kryeministri më i korruptuar në Europë, është narkokrati që duke vjedhur votën, buxhetin e pasurinë publike të shqiptarëve është shndërruar në shpresëvrasësin më të madh ën Europë dhe një nga 3 shpresëvrasësit më të mëdhenj në Europë. Baltën që hodhi Rama mbi opozitën për ta heshtur atë, të gjithë i mbajnë mend masat kundër popullit opozitar për të mos protestuar atë ditë, pazari që organizoi për të mos dëgjuar zërin tonë, ai mori turpin, por zëri ynë dëgjohet në gjithë botën. E vërteta nuk mbulohet dot, por triumfon. Sot mediat e botës po flasin të vërtetën e opozitës”.

Berisha theksoi se për këtë akt siç tha ai është tradhtia më e ulët ndaj mikut, do ta kishin zili edhe Putin e Lukashenko dhe i bëri thirrje të dorëhiqet.

“Kombi nuk ka patur një faqezi të dytë si ti. Jep dorëheqjen largohu! Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të madh të SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim, politikisht moralisht i njëjti njeri, ai nuk mund të jetë kryeministri i Shqipërisë i vendi të NATO-s. Atë nuk e shpëton asgjë. Jep dorëheqjen dhe largohu! Njëlloj si të ishte aleati i Putinit duke korruptuar një nga njerëzit institucionit më të rëndësishëm të aleatit tonë. Putin e Lukashenko janë gati të të varin qafë deklaratën; Faqezi. Tradhtia më e ulët është tradhtia ndaj mikut”.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook