Lidhu me ne

Mix

Këshilla të thjeshta për dhëmbë të bardhë e të shëndetshëm

Sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë është kariesi, i cili është një infeksion që shkaktohet nga mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës. Bakteri kryesor përgjegjës për prishjen e dhëmbëve është Streptokoku Mutans.

Sipas stomatologëve disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë: mungesa e kujdesit, konsumimi i duhanit dhe ëmbëlsirave, kequshqyerja etj. Për të pasur dhëmbë sa më të shëndetshëm kujdes duhet bërë edhe me ato ushqimet, të cilat përmbajnë një sasi të madhe sheqeri duke favorizuar në këtë mënyrë prishjen e dhëmbëve. Ëmbëlsirat nuk janë të vetme ushqime që nxisin formimin e acideve dhe kaviteteve. Shumë ushqime që njerëzit i konsiderojnë të shëndetshme si lëngjet e frutave, pijeve energjike, frutat të thata, dhe patatinat e llojeve të ndryshme përmbajnë sasi të lartë të sheqernave, që nxisin kariesin dentar. Gjithashtu, sipas studimit që e transmeton Gazeta Shqiptare, edhe pijet freskuese mund t’i dëmtojnë dhëmbët.

Pasojat

Shumë njerëz mendojnë se dhëmbët e prishur janë normale dhe nuk krijojnë probleme shëndetësore. Ky fakt nuk është i vërtetë. Dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë disa probleme si: erë e keqe, zverdhje të dhëmbëve, mbindjeshmëri dhe dhimbje, vështirësi në ushqyerje, infeksione të dhëmbëve. Sipas stomatologëve, disa shenja të dhëmbëve të prishur janë: shije e keqe në gojë, mishra të dhëmbëve të ënjtur ose të skuqur, dalja e gjakut nga mishrat e dhëmbëve, dhëmbë që lëvizin, dhimbje gjatë përtypjes, gurëza në sipërfaqen e dhëmbëve. Nëse keni ndonjë nga këto shenja, drejtohuni menjëherë te mjeku stomatolog.

Larja e dhëmbëve

Gjatë natës, sasia e pështymës ulet, duke lënë dhëmbët tuaj më pak të mbrojtur nga acidet bakteriale. Për këtë arsye, larja e dhëmbëve me furçë dhe përdorimi i fillit dentar në mbrëmje është shumë e rëndësishme. Larja e dhëmbëve duhet të zgjasë 2-3 minuta, 2 herë në ditë. Përdorni një furçë me qime të buta dhe përdorni të paktën një herë në ditë fillin dentar. Përdorni shpëlarës goje të auorizuar përpara periudhës së gjumit. Nuk rekomandohet të ushqeheni pas kësaj procedure. Nëse ndiqni këshillat e mësipërme, ju do të zvogëloni në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e kaviteteve dentare. Fillimisht ajo që nuk duhet të bëni është larja e dhëmbëve në drejtim horizontal. Metoda e duhur është mbajtja e furçës në drejtimin vertikal dhe më pas i lani dhëmbët në drejtimin lartë-poshtë. Nuk rekomandohet larja me drejtim horizontal për arsyet të ndryshme. Së pari, dhëmbët nuk pastrohen rrënjësisht. Së dyti, ka njerëz të cilët nëpërmjet këtij rregulli, presin mishrat e dhëmbëve. Së treti, kjo metodë dëmton mishrat e dhëmbëve. Përveç e kësaj, ka edhe shumë teknika të tjera, të cilat mund të përdoren. Dentistet këshillojnë të ashtuquajturën teknikën “Bass”: E mbani furçën në këndin 45° nga drejtimi i dhëmbëve dhe rrotullojeni me lëvizje të shkurtra horizontale. Kështu veproni për çdo dhemb. Më poshtë jepet një përshkrim i mënyrës së duhur për larjen e dhëmbëve. Mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e higjienës së gojës është larja e dhëmbëve çdo ditë pas vakteve kryesore të ushqimit ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë më furçë dhe pastë dhëmbësh, ndërrimi i shpeshtë i furçës së dhëmbëve, si dhe kontrolli çdo 6 muaj te dentisti. Dentistët rekomandojnë që një furçë dhëmbësh të ndërrohet mesatarisht çdo 3 muaj. Shpëlarja e gojës me ujë pas vakteve ka pak efekt mbi acidet bakteriale, megjithëse mund të ndihmojë në eliminimin e mbeturinave ushqimore. Ndaj nuk duhet t’i besoni tërësisht vetëm shpëlarjes së gojës me ujë pasi të keni ngrënë.

Sëmundjet e dhëmbëve

Pllaka dentare është një depozitim i bardhë dhe i butë, i cili krijohet në sipërfaqet e dhëmbëve. Formohet kur bakteret (sporet) bashkohen me pështymën dhe ushqimin. Pllaka përmban rreth 400 lloje bakteresh. Ju mund të hiqni atë duke mbajtur një higjienë të mirë të gojës. Kjo pllakë ngjitet fort pas dhëmbëve. Në përgjithësi largohet nga dentisti me instrumente të veçanta. Kariesi (prishja e dhëmbëve) janë vrimat, të cilat krijohen në smaltin (enamel) e dhëmbëve. Një ndër shkaqet kryesore të kariesit është mbledhja e pllakës. Bakteret në pllakë formojnë acid pas reaksionit të tyre me sheqerin dhe niseshtenë, që ndodhet në ushqime. Acidet mbahen në kontakt me dhëmbët me ndihmën e pllakës dhe me kalimin e kohës shkatërrojnë smaltin dhe dentinën. Sëmundjet e mishit të dhëmbëve (paradontozat) janë infeksioni dhe inflamimi i indeve që rrethojnë dhëmbët. Pllaka dentare është shkaku kryesor për formimin e këtyre sëmundjeve. Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë shkaktarët kryesorë në humbjen e dhëmbëve në moshat e vjetra. Është gjithashtu shkaktari kryesor i erës së keqe të gojës (halitosis). Megjithatë, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve në shumicën e rasteve janë të shërueshme. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është inflamacioni i mishrave (gingivës) dhe dëmtimi i kockës që mban të vendosur dhëmbët në nofull. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është shumë e përgjithshme. Ajo prek më shumë se gjysmën e të rriturve me dhëmbë natyrorë. Trajtohet nga mjeku dentist dhe pritet një shërim i mirë, nëse mjekohet në fazat e para.

Këshilla për një shëndet oral sa më të mirë

Mbani një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime nga grupet ushqimore si: bukë, drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djathë, kos, etj.

Përdorni ujë pas ushqimit.

Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer.

Lani dy herë në ditë dhëmbët me pastë me përmbajtje fluori.

Përdorni floss dentar (fije dentare) për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.

Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.

Përdorni furçën e dhëmbëve 3 herë në ditë me pastë të fluorizuar.

Kontrolle periodike te dentisti.

Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3-6 muaj.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook