Lidhu me ne

Mix

Fakte interesante/ Cilat janë qytetet më të vjetra të banuara në botë

Histori/ Kush janë qytetet më të vjetra të banuara në

Rreth vitit 10.000 Para Krishtit njerëzimi fillimisht filloi të vendosej në komunitete të vogla bujqësore, të cilat u zgjeruan më pas për të krijuar qytetet e para në botë.

Shumë qytete të famshme nga këto djepe të hershme të qytetërimit – në Lindjen e Mesme, Kinë dhe Indi – janë zhdukur nga faqja e dheut. Por disa vazhdojnë të jenë të banuara ende sot. Ja cilët janë ato.

I ndodhur në provincën Henan, ai është një kandidat i fortë për qytetin më të vjetër në Lindjen e Largët. Besohet se u themelua gjatë dinastisë e parë misterioze të Kinës, Xia, e cila sundoi një pjesë të Kinës përpara zhvillimit të fjalës së shkruar. Në vitin 1959 arkeologët gërmuan mijëra objekte të punuara me mjeshtëri në Luojang, të cilat datojnë që nga viti 1600 Para Krishtit, pra rreth kohës kur supozohej se sundoi dinastia Xia. Midis tyre kishte objekte të çmuara prej bronzi dhe bizhuteri luksoze prej nefriti, që sugjerojnë një qytetërim antik shumë të organizuar.

Është ndoshta qyteti më i vjetër ende i banuar në Indi, dhe padyshim një nga më të shenjtët. I vendosur buzë lumit Gang, ky qytet tërheq ende sot vizitorë nga e gjithë India, të cilët mblidhen në brigjet e lumit për të varrosur të afërmit e tyre. Historia e qytetit është e lidhur ngushtë me disa histori fetare.

Disa zbulime arkeologjike në vitin 2014, konfirmuan se njerëzit kanë jetuar në këtë zonë të paktën që nga viti 1800 Para Krishtit. Budistët besojnë se Buda predikoi afër qytetit. NdërsaHindusët besojnë se qyteti u themelua nga Perëndia Shiva. Besohet se ata që vdesin në Varanasi janë të bekuar, pasi janë në gjendje të dalin nga cikli i pafund i vdekjes dhe rilindjes.

Ky qytet ishte dikur një nga më të pasurit në botë, ndërsa sot është një nga më të vjetrit. Të paktën 4.000 vjet i vjetër, Tiri ishte tashmë një qytet i madh që në vitin 2000 para Krishtit si një port tregtar shumë fitimprurës për fenikasit. Qyteti përmendet shumë shpesh në Bibël, në Dhiatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re.

Edhe pse fenikasit ndërtuan shumë qytete të mëdha në të gjithë bregun e Mesdheut, Tiri ishte një nga më të rëndësishmit për shkak të industrisë së tij të famshme të bojës. Boja e purpurtose vjollcë është shumë e vështirë për t’u prodhuar, sepse është një nga ngjyrat më të rralla në natyrë. Por banorët e Tirit zbuluan se mund të lyenin pëlhurat me këtë ngjyrë, duke përdorur kërmijtë e detit. Kështu kjo ngjyrë u bë tepër e vlefshme për shkak të rrallësisë së saj, dhe pëlhura e prodhuar nga ky qytet përdorej kryesisht nga mbretërit.

Është një nga qytetet më të vjetra të Greqisë. Kodra e Elias mbi qytet u banua për herë të parë nga njerëzit e Epokës së Gurit që në vitin 3500 Para Krishtit. Argos u bë një qytet i madh gjatë Periudhës Mikenase të Epokës së Bronzit. Shumë kohë përpara se Greqia të zbukurohej me tempuj klasikë dhe teatro të lashtë, grekët mikenas jetonin në një mënyrë më primitive, të organizuar politikisht rreth një sërë kompleksesh të vogla pallatesh në vende si Argosi.

Ka qenë i banuar që nga viti 3500 Para Krishtit. Gjatë historisë së tij të hershme, Jeruzalemiu pushtua nga mbreti David, ndoshta rreth vitit 1000 Para Krishtit. Historia e këtij qyteti ka qenë gjithmonë shumë e trazuar. Tempujt e parë të hebrenjve u shkatërruan nga babilonasit dhe romakët.

Me ngritjen e Krishterimit dhe Islamit, Jeruzalemi u bë gjithashtu një qytet i shenjtë për shumë njerëz të tjerë, gjë që do të thotë se ai ka ndryshuar shumë herë duar midis feve të ndryshme, ndonjëherë me dhunë, si gjatë Kryqëzatave. Debati se kush e zotëron vërtet qytetin e shenjtë vazhdon edhe sot.

Vlerësohet të jetë qyteti më i vjetër në Evropë që është banuar vazhdimisht. I ndërtuar mbi shtatë kodra ashtu si qyteti i Romës, Plovdiv është pushtuar në kohë të ndryshme nga maqedonasit, romakët, bizantinët dhe osmanët. Sot, muzeu i jashtëzakonshëm i Plovdivitpërmban një koleksion mbresëlënës prej të paktën 100.000 artefaktesh nga disa mijëra vite të historisë së tij. Fillimisht qyteti lulëzoi si pjesë e Trakisë së lashtë, ndërsa më pas u pushtua nga Filipi II i Maqedonisë (babai i Aleksandrit të Madh).

Është ndër qytetet më të vjetra në Iran. Gjetjet arkeologjike tregojnë se banorët e tij prodhuan qeramikë që në vitin 5500 Para Krishtit. Ndërsa ka qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të mëdha, përfshirë pushtimet e hordhive mongole dhe ngritjen e Islamit, qyteti është i famshëm për lidhjen me profetin Zoroaster. Raj përmendet në librin e shenjtë Zoroastrian, Avesta.

Është një qytet oaz buzë lumit Nil, i pushtuar për herë të parë rreth vitit 7200 Pra Krishtit, dhe një komunitet i rëndësishëm bujqësor të paktën që nga viti 5200 Para Krishtit. Në kohët e lashta, Faijum përbëhej nga disa qytete që janë shkrirë së bashku, ku më i famshmi dhe më i fuqishmi prej ishte Shedet. Për një kohë të shkurtër ai ka qenë edhe kryeqyteti administrativ i Egjiptit gjatë Dinastisë XII-të, duke u bë një simbol i fuqisë mbretërore.

Vendndodhja e njërës prej kështjellave më të vjetra dhe më spektakolare në Lindjen e Mesme, Erbili, ashtu si shumë qytete të Lindjes së Mesme, lidhej me një hyjni specifike. Ishtar, Mbretëresha e Parajsës, mbrojtëse e qytetit. Tempulli i shenjtë i Ishtarit, së bashku me pjesën tjetër të qytetit antik, është varrosur nën tokë. Kështjella e Erbilit mund të datojë që në vitin 7000 Para Krishtit, duke e bërë atë ndër qytetet më të vjetra në botë.

Damask dhe Alepo në Siri

Është banuar nga njerëzit e lashtë midis viteve 8000–10.000 Para Krishtit. Në fillim ishte një zonë pjellore tërheqëse për fermerët, ndërsa më vonë u bë ishte i njohur për mëndafshin damask dhe jaseminin aromatik. Ishte vendi i përsosur ku pelegrinët dhe karvanët etregtarëve mund të pushonin dhe shpenzonin paratë e tyre.

Epoka e artë e Damaskut erdhi gjatë Mesjetës kur u bë kryeqyteti i kalifatit mysliman Umajad. Ndërkohë gërmimet arkeologjike kanë zbuluar se njerëzit janë varrosur përreth Alepos që rreth vitit 11.000 Para Krishtit, gjë që e bën atë një kandidat të fortë për qytetin më të vjetër në botë.

Ashtu si me Damaskun, shumë njerëz kalonin transit në Alepo kur udhëtonin përgjatë Rrugës së Mëndafshit, që sillte mallra ekzotike nga Kina në Evropë. Qyteti u bë shumë i famshëm kur mori statusin e kryeqytetit mesjetar të dinastisë Hamdanide, teksa u pushtua ngaAleksandri i Madh, romakët, arabët, mongolët dhe osmanët.

Marrë me shkurtime nga Grunge

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook