Lidhu me ne

Mix

Fëmija juaj është i fiksuar pas celularit? Ja 4 mënyra për të folur me të

Nëse je prind i një fëmije apo një adoleshenti, me siguri e ke provuar ndjesinë kur fëmija është fiksuar keq pas telefonit celular, gjatë gjithë kohës. Që nga shfletimi i ushqimit në Instagram, deri tek lojërat apo bisedat me miqtë, celulari është një mjet komunikimi po aq sa është edhe një burim argëtimi. Gati gjysma e adoleshentëve që janë 10 deri në 13-vjeç kanë një smartfon dhe ky numër vijon të rritet.

Madje në vendet më të zhvilluara, shumë prindër ankohen se fëmijët e tyre shpenzojnë shuma të mëdha në lojërat që luajnë nga kompjuteri.

Si prindër ne jemi reagues, i shohim fëmijët teksa shpenzojnë shumë kohë në telefon dhe i nxisim për ta lënë telefonin- por kështu nuk jemi duke u mësuar atyre zakone afatgjata. Më poshtë ju sjellim disa nga mënyrat më të mira për të pasur një bisedë me fëmijën tuaj rreth lësaj çështjeje.

Trajtojeni problemin në vetën e parë numri shumës, “ne”

Le të jemi të sinqertë – varësia tek prindërit është thuajse sa ajo e fëmijëve. Prindërit dhe fëmijët marrin sinjale “në tru” sa herë që telefoni cingëron nga ndonjë njoftim. Për këtë arsye duhet të thoni gjëra të tipit “kjo varësi nga telefoni nuk i bën mirë familjes sonë. Ne duhet ta luftojmë këtë varësi në shtëpinë tonë”.

Prindërit mund të tregojnë për mënyrën se si ata i fikin telefonat e tyre (ose i lenë silent) sapo futen në shtëpi në mënyrë që të heqin zakonin e varësisë nga ato. Kështu ju japin një shembull fëmijëve për të bërë të njëjtën gjë.

Mos e përkufizoni teknologjinë si “demon”

Duke folur negativisht për mënyrën se si Apple po shpenzon miliarda dollar për të na bërë ne të varur nga produktet e tyre, është mënyrë e gabuar dhe do t’ju bëjë të dukeni aspak në modë.

Ju duhet ta pranoni se fëmijët e pëlqejnë median, ne të gjithë e pëlqejmë. Kështu që, nëse ju flisni me tone shumë negative, fëmijët as nuk do t’jua venë veshin. Në vend të kësaj flisni për përfitimet nga smartfonët, se si ju ndihmojnë në kërkimet për projekte shkollore ose për të qëndruar në kontakt me miqtë. Pastaj, tregojuni se si smartfonët po na marrin kohën që mund të shpenzonim për gjëra shumë të bukura, si për shembull për të dalë me bashkëmoshatarët apo për të shkuar për ski etj. Gjithashtu mund të përmendni se pëlqimi i të gjitha postimeve të një shoku apo duke vazhduar me postimin e të njëjtave video në Snapchat fillon dhe bëhet si punë e përditshme dhe askujt nuk i pëlqen të punojë falas! Vendoseni në kuptimin se si përdorimi i këtyre pajisjeve mund të ketë ndikim negativ në aspekte të tjera të jetës së tyre.

Diskutoni për limitet.

Caktoni një orar të njëjtë familjarisht se kur mund të përdorni telefonat, ndoshta pas detyrave të shtëpisë ose pas punëve që mund të bëni. Vini kushte të tilla që tregojnë se të gjitha aktivitetet në telefon (mesazhet, lojërat, Youtube. Mediat sociale etj.) do të përdoren gjatë kësaj kohe. Ju gjithashtu duhet të bini dakord për vendin ku do të përdorni telefonat, për shembull: jo në dhomën e gjumit ose jo në kuzhinë. Pasi të keni vendosur kushtet, rrini me ta, duhet të tregoni se jeni një model i mirë.

Tregoni me mençuri faktet dhe hulumtimet

Prindërit mendojnë se duke ju treguar një provë apo studim shkencor do të ndikojnë direkt tek fëmijët e tyre. Në realitet kjo nuk ndodh gjithmonë. Nuk mund të përdorni argumentin se varësia nga telefoni do të ndikojë zhvillimin e mëvonshëm të fëmijës, pasi nuk ka ndonjë të dhënë shkak-pasojë që lidh përdorimin e telefonit me deficitet mendore në adoleshencën e vonë. Megjithatë, koha e tepërt para ekranit mund të ndikojë në zhvillimin e një fëmije më të vogël, pasi nuk jep ndonjë lloj stimulimi si luajtja kreative, eksplorimi fizik dhe ndërveprimi me njerëzit e tjerë, gjëra këto që nevojiten.

Telefonat ndikojnë shumë tek gjumi dhe ndalohet kategorikisht përdorimi i tyre para kohës së gjumit..

MË TEPËR

Mix7 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook