Lidhu me ne

Mix

Monaco vendi me pronat më të shtrenjta në botë: 1 milion dollarë për 17 m2

Analiza e qyteteve më të shtrenjta në botë, çmimi për të pasur një zyrë ose shtëpi luksoze

Qyteti me pronat më të shtrenjta në botë: 1 milion dollarë për 17 m2

Duhen 1 milion dollarë për të blerë 17 metra katrorë për një pronë, banesë ose zyrë, në zonat më të preferuara të Monakos. Pra, Monako është vendi më i shtrenjtë në botë i të ashtuquajturës pasuri e paluajtshme prime. Më pas është Hong Kongu, ku për 1 milion dollarë blen 21 m2. Sipas Wealth Report, agjencia ndërkombëtare e pasurive të paluajtshme, Nju Jorku, mban vendin e tretë, pasi tani është bërë më i shtrenjtë se Londra. Konkretisht, me 1 milion dollarë blihen 33 metra katrorë rezidencë luksoze në metropolin amerikan, ndërsa përkatësisht në Londër, me të njëjtën shumë blihen 34 metra katrorë.

“Dollari i fortë ka ndikuar dhe forcuar pozicionin e Nju Jorkut, por çmimet e shtrenjta të shtëpive në Nju Jork janë rritur me 2.7% gjatë vitit të kaluar dhe në Londër me 1.5%, kështu që ne shohim rritje pak më të ngadaltë në Londër”, vëren Kate Everett-Allen, ekspert i “Knight Frank”. Prona në të dy këto tregje është tërheqëse për blerësit shumë të pasur, të cilët e shohin atë si një mbrojtje ndaj rrezikut të inflacionit. “Luhatjet në tregje të tjera, si tregjet e aksioneve dhe kriptovalutat, nxjerrin në pah atraktivitetin e pasurive të paluajtshme të shtrenjta, veçanërisht në vende të sigurta si Londra dhe Nju Jorku”, shton eksperti.

Vihet re se pronat primare më të lira i gjen në Sao Paulo, Brazil, ku blihet me 1 milion dollarë 231 m2, por edhe në Cape Town, Afrika e Jugut, ku me po kaq para siguron 218 m2.

Megjithatë, në shitjet e shtëpive shumë të shtrenjta, nga 10 milionë dollarë e lart, dominojnë Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Londra. Ky treg, i të ashtuquajturave prona super prime, u mbyll në vitin 2021 me 2076 shitje, më shumë se në çdo vit tjetër. Në vitin 2022, shitjet në këtë segment tregu ranë në vetëm 1,392 për 10 qytetet e monitoruara nga raporti i “Knight Frank”. Por, megjithatë, ato sërish ishin 49% më të larta se në 2019.

“Investitorët duan të rrisin ekspozimin e tyre ndaj dollarit dhe duan të kenë ekspozim ndaj SHBA-së, veçanërisht me vështirësitë ekonomike që po shohim,” theksoi Everett-Allen.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook