Lidhu me ne

Radar

Stormy Daniels nuk është akoma çeshtje e mbyllur për Donald Trump

Trump sërish në telashe, Prokuroria e Nju Jorkut pranë aktakuzës: Fonde të paligjshme për pornostaren Stormy Daniels

Ish-presidenti rrezikon jo vetëm kandidimin, por edhe dënimin, Trump i quan akuzat “gjueti shtrigash” të demokratëve

Video ABC News Live: Trump invited to testify in Stormy Daniels  investigation - ABC News

Donald Trump po dridhet. Nga të gjitha hetimet e hapura kundër tij, është ai i pagesës së yllit porno Stormy Daniels që mund t’i kushtojë atij aktakuzën. Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit ka informuar avokatët e manjatit se klienti i tyre mund të ndiqet penalisht për fondet e paligjshme ndaj gruas në këmbim të heshtjes për marrëdhënien e tyre. Ata i kanë ofruar Trump mundësinë për të dëshmuar para një jurie të madhe javën e ardhshme për të shpjeguar anën e tij të historisë.

Ka të ngjarë, raporton New York Times , që Trump të refuzojë mundësinë për t’u paraqitur para jurisë dhe është e mundur që avokatët e tij të përpiqen të takohen me autoritetet me shpresën për të shmangur akuzat.

Tërbimi i manjatit përballë akuzës së mundshme nuk vonon: demokratët ” nuk mund të fitojnë mandatet dhe për këtë arsye përdorin ligjin si armë”, tha ish-presidenti, duke mohuar të kishte pasur ndonjëherë lidhje me Stormy Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stefanie Clifford. Në rast se prokurori i Nju Jorkut vendos të procedojë, kjo do të ishte aktakuza e parë e një ish-presidenti amerikan, me pasoja të mëdha për sistemin politik dhe më gjerë.

Për Trump, kjo do të ishte një goditje e rëndë në fushatën e tij elektorale për vitin 2024, në të cilën – të paktën për momentin – ai vazhdon të jetë i preferuari në radhët e republikanëve. Trump prej vitesh është deklaruar i palidhur me pagesën dhe i ka cilësuar veprimet ligjore ndaj tij për këtë çështje si “gjueti shtrigash”.

Për të mbrojtur veten përballë akuzave, Trump dhe avokatët e tij mund të theksojnë mungesën e besueshmërisë së Michael Cohen, ish-fiksuesit të manjatit, i cili është bërë akuzuesi kryesor i tij. Cohen dyshohet se i ka paguar Daniels 130,000 dollarë për të heshtur për marrëdhënien e tij me Trump. Madje edhe më vonë është paguar nga Trump ndërsa ai ishte në Shtëpinë e Bardhë. Cohen ka rrëfyer para autoriteteve të Nju Jorkut se ish-presidenti dinte gjithçka dhe e paguante çdo muaj me pagesa false për shpenzimet ligjore.

Nëse Trump dënohet përfundimisht, ai mund të përballet deri në katër vjet pas hekurave. Por dënimi me burg në raste të tilla nuk është i detyrueshëm duke qenë se vepra për të cilën akuzohet është e një niveli të ulët. Një ndjekje penale do të sillte në skenën kombëtare avokatin e Manhattan-it, Alvin Bragg, me një çështje komplekse dhe të rrezikshme, rezultatet e së cilës nuk janë aspak të sigurta.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook