Lidhu me ne

Kryesore

Amerika nuk korruptohet, por Yuri Kim korruptohet, McGonigal korruptohet

Berisha: Amerika nuk korruptohet, por Yuri Kim korruptohet, McGonigal korruptohet

Kryetari i PD, Sali Berisha

Berisha: Vendi ka vetëm një zgjidhje, revolucionin - ATSH -

Nga Korça ku prezantoi Ledina Alollin, kandidaten e PD për zgjedhjet e 14 majit, Berisha u ndal te skandali Rama-McGonigal. 

Lideri i opozitës dënoi heshtjen e ambasadores amerikane, ndërsa deklaroi se “SHBA-të nuk korruptohen, por Yuri Kim korruptohet, McGonigal korruptohet”. 

“A ishte ky i vetëm? Jo nuk ishte i vetëm, se po të ishte McGonigal një fenomen i izoluar do thonim, na shpëtoi Zoti. Iku Lul Basha dhe na shpëtoi Zoti, nuk është kështu. Ndaj dhe unë ftoj çdo shqiptar, të mendojë dhe të vendosi. Çfarë ndodh? Gonigalë të tjerë vazhdojnë betejën antikushtetuese, korruptive antiligjore, për të mbajtur me çdo kusht në pushtet Edi Ramën, njeriun që korruptoi kryezbuluesin e SHBA dhe kjo është McGonigali me fustan, guvernatorja Yuri Kim. 

Këtu nga Korça do t’i shtroj një pyetje; ndërhyrja jote në gjykatë kundër opozitës të cilën e pranoi vetë se ka ndërhyrë. Në çfarë parimi e bazon? Të ka porositur eprori yt, kurrën  e kurrës. Eprori yt dhe çdo epror jo i korruptuar si McGonigali është për shtetin ligjor, është për pavarësinë e drejtësisë, është për vendime të pavarura, por ty të ka porositur Edi Rama zonja guvernatore, një lloj siç ka korruptuar kryezbulesin e FBI-së, ju ka korruptuar ju dhe e kam denoncuar këtu në Korçë dhe do e denoncoj në të gjithë Shqipërinë. 

Po, po, Amerika nuk korruptohet, por Yuri Kim korruptohet, McGonigal korruptohet. 

Çfarë të shtyn ty zonjë, meqë jemi këtu. Kanë sjellë në Vlorë, keni lexuar ndoshta, dy gjeneratorë gjigandë të përdorur dekada në Bangladesh të cilët janë jashtë çdo standardi, vijnë në gjirin e Vlorës në një kohë kur ne kemi prodhuar 2 miliardë kilovat orë energji më shumë sa kurrë në historinë tonë.

Vijnë ata aty, sigurisht që kostoja e prodhimit me ta është shumë e lartë dhe nuk vihen në punë, por ne paguajmë, qytetari i Korçës, i Tropojës, i Bilishtit, i Kolonjës, paguajnë çdo ditë 90 mijë euro qera, se tigrat e Belinda Ballukut qëndrojnë, kanë ardhur aty në det dhe inaugurohen me praninë e zonjës Kim. T’u kërkojë të falur shqiptarëve dhe ato shushunja të largohen sa më shpejtë. Se 90 mijë dollarë në 10 ditë janë 1mln në 100 ditë janë 10 mln, në një vit janë mbi 36 milionë dhe në dy vite janë 64 milionë dhe nuk kemi pse gjobitemi ne”.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook