Lidhu me ne

Radar

Dëshima për zyrtaren e Ramës: Më dha 10 mijë euro shpërblim që t’i fshihja 500 mijë euro

Një tjetër dëshmi e Rozeta Dobit tregon se vjedhja në shtëpinë e ish zyrtares Alda Klosi mund të jetë inskenuar. Ajo pretendon se Klosi i kishte ofruar 10 mijë euro shpërblim që të ruante shifën e 500 mijë eurove në banesë. Dëshmia e dytë e sanitares është dhënë më 6 shkurt. Sipas mediave, Dobi ka thënë se një tjetër premtim nga zyrtarja e lartë ishte një tharëse rrobash që do ia blinte sapo të kthehej nga Amerika.

“Të hënën pasdite kam vajtur në banesën e Aldës, kam sistemuar rrobat që i kisha bërë rrëmujë të enjten, kam pastruar shtëpinë, dhe në fund ka ardhur Alda e cila më ka bërë pagesën e muajit 100 Euro, më pas më ka dhënë edhe shumën e shpërblimit 10.000 Euro. Për tharësen më ka thënë se do të shikoj se si do më eci puna dhe kur të kthehem nga Amerika do ta blej”, ka dëshmuar ajo.

Vjedhja e mbi 500 mijë eurove nga pastruesja, Prokuroria e Tiranës vë përballë njëra-tjetrës Alda Klosin dhe Rozeta Dobin! I qëndrojnë deklarimeve
LEXO EDHE:
Vjedhja e mbi 500 mijë eurove nga pastruesja, Prokuroria e Tiranës vë përballë njëra-tjetrës Alda Klosin dhe Rozeta Dobin! I qëndrojnë deklarimeve

Po ashtu, Dobi ka treguar se Klosi me ish-bashkëshortin e saj kishin prenotuar për të blerë një tjetër banesë te Kodra e Diellit ndërsa thotë se kishin edhe shtëpi private në Vuno, Himarë. Në dëshminë e saj, sanitarja rrëfen edhe bisedën me ish bashkëshortin e Alda Klosit pasi u ndanë dhe konfliktet për pronat.

“Më është thënë si nga Alda Klosi, bashkëshorti i saj Altin Klosi dhe mamaja e Aldës, se ajo kishte prenotuar një banesë te Kodra e Diellit. Nuk më është thënë se ku dhe si është prenotuar kjo banesë, por më është thënë se unë do të kisha shumë punë për të kryer në të. Më është thënë se kishin një shtëpi private në Vuno. Rreth këtij fakti deklaroj se bashkëshorti rrinte nga dy muaj me pushime bashkë me djalin në këtë banesë. Pas ndarjes me Aldën, ai më ka më thënë se Alda më do të arrestuar dhe për atë shtëpi do të luftoj fort që të mos ma marrin, pasi do ia kaloj djalit në pronësi”, tha Rozeta Dobi.

Më 1 mars, Prokuroria e Tiranës vuri përballë Alda Klosin dhe sanitaren e saj Rozeta Dobi, të cilat i qëndruan deklarimeve të mëparshme.

Ka qenë denoncimi i Alda Klosit ajo që gjithashtu e vuri në pranga ish shefen e kabinetit të Ahmetajt, e cila ende pohon se ka vetëm 120 mijë euro për trajtimin e xhaxhait të saj i cili vuante nga kanceri, (aktualisht ka ndërruar jetë). Por përpos kësaj shifre që janë vjedhur nga Rozeta, një përgjim i Rozetës dhe të birit, Havier Dobi ka nxjerrë një shifër prej 400 mijë eurove, autori i së cilave njëra palë thotë se janë të Klosit ndërsa kjo e fundit e mohon.

Arrestimi i Klosit erdhi pasi pastruesja Rozeta Dobi që vodhi paratë në shtëpitë e saj pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke deklaruar se ka marrë nga shtëpia e ish zyrtares 520 mijë euro plus sendet me vlerë. Por Klosi i konsideron gënjeshtra dëshmitë e Rozeta Dobit.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook