Lidhu me ne

Letersi

Kur janë njerëzit më të mirë? Sa janë pa mësuar përemrin vetor “Unë”

Flasim përhanshëm me shkrimtarin Ridvan Dibra.

Nga: Xhemazije Rizvani

Ç’lloje intervistash ju bezdisin më shumë?

Të gjitha. Edhe kjo e juaja.

Një shkrimtar në Shkodër ngjan me çka?

Me shumëçka, përveçse me një shkrimtar shkodran.

Personazh i cilit libër jeni?

I të gjithë librave të mi, pa asnjë përjashtim.

Irenë B. mendoni se do t’ju falënderonte dhe pranonte për demiurg?

Dikur po. Tani jo.

Kur janë njerëzit më të mirë?

Sa janë pa mësuar përemrin vetor “Unë”.

A ju ngjan qyteti në shpikje djalli?

Jo vetëm Qyteti. Por dhe çdo institucion tjetër që krijon e ngjesh turma.

Për çka do ta kishit redaktuar Zotin?

Ndoshta pse nuk na e vuri Zemrën sipër, në vend të kokës.

Mik i lig cili është?

Ai që ta vret besimin te Miqësia.

A ka vërtet  Shkodra plot dashuri?

Sidomos nëpër këngë.

Ç’ka të mirë te harresa?

Na ruan nga çmenduria.

Çka nuk falni?

Padrejtësitë që mund t’i bëhen tim Biri, Erosit.

Po ta kishit Shqipërinë në dorë për 24 orë si kryeministër ç’do të bënit me urgjencë?

Do jepja dorëheqjen.

Cili politikan të bën të shash, fyesh, e të mbyllesh në dhomë?

Asnjëri. Nuk i marr seriozisht.

Ju pëlqen t’ju gënjejnë bukur?

Sidomos kur e bëjnë kritikët e studiuesit letrarë.

Cila poezi i ka çmendur vajzat kur ua keni recituar në të ritë?

Asnjëra. Po të kisha guxuar, do vazhdoja të isha beqar.

Cila kohë është e juaja?

Edhe mesnata.

Nëse do t’ju ofronin t’ju presin ndonjë shirit kohor nga kujtesa, cilën periudhë do ta zgjidhnit?

Ndoshta njërën prej periudhave më të vështira të jetës sime: vitet 1982–1988, kur qeshë mësues në një fshat të thellë malor në rrethin e Kukësit.

Çfarë ju mundon më së shumti?

Pagjumësia netëve.

Cili është budallallëku më i madh që keni bërë ndonjëherë?

Ndoshta-ndoshta, kjo intervistë me ju.

A e dinë të tjerët se ju jeni gjeni?

Nuk e besoj. Presin që të bindem edhe unë vetë.

Ç’do t’i kishit thënë lexuesit të nesërm?

T’i zbulojë vetë autorët dhe librat e zemrës. Mos t’u besojë aq fort kritikëve e akademikëve, çmimeve e bujës mediatike.

Ç’keni të përbashkët me Franc Kafkën?

Asgjë. Përjashto faktin që ndonjëherë, kur ma ka ngenë, kuvendojmë në distancë njëri me tjetrin.

Ku është ngatërruar bota?

Bota ka lindur e tillë. Dhe e tillë do të jetë përherë. Problemi është që me punët e veprat tona mos t’ia shtojmë nyjat.

Ah, pengjet …. I keni shumë?

Pengjet? Në vjeshtën e moshës veçse bien e rrallohen, si gjethet.

Nga i përzini njerëzit kur i nxirrni nga jeta?

Nuk përzë njerëz! Ndoshta këtë e bën pa dashjen time letërsia ime.

Si dashuroni?

Plot hezitime. Gjithnjë dyshues se mos prania dhe natyra ime e ngatërruar më shumë se kënaqësi, dhuron probleme.

Keni parë e dëgjuar sa romane shkruajnë të rinjtë, kush do t’i lexojë?

Le të shkruajnë. Nuk është e thënë që çdo roman të lexohet nga dikush.

Cilat janë tri fjalitë që do ta kishit bërë krejt njerëzimin t’i pëshpërisë brenda gjithë ditës si formë lutjeje?

Mos urreni. Mos lakmoni. Mos paragjykoni.

Ju vjen keq që jeni njeri?

Edhe ndodh ndonjëherë. Sidomos kur banaliteti dhe mungesa e ndjeshmërisë, injoranca e ligësia përballë meje, m’i ndryshkin të gjitha armët që zotëroj.

Ç’ju bën për të qeshur më shpesh?

Kritikat dhe gjykimet që i bëhen veprës sime letrare.

A rrnohet veç për me tregue?

Natyrisht që jo. Rrnohet veç për me dashurue.

Çka është më e keqe se një grua e keqe?

Ndoshta një grua në karrierë.

Ku i merrni personazhet dhe si i ndërtoni?

Te vetja ime, i kam krejt afër dhe me bollëk.

Një grua e jashtëzakonshme ç’emër do kishte? A e njihni?

E njoh këtë grua dhe asht ime shoqe. Nuk asht aspak e lehtë të durohet kaq gjatë dhe kaq bukur një fëmijë gjithnjë i parritur.

E folura, apo dëgjimi ju rrëmbejnë më shpesh?

Asnjëra dhe as tjetri. Mbetem rob i leximeve.

Kush jeni ju?

Nuk e di tamam. Sapo ta mësoj, do të rresht së shkruari.

Nëse do ta takonit veten një ditë, ç’do t’i thoshit?

Idiot! Duhej të kishe shkruar më pak dhe të kishe jetuar më shumë.

E shkuara, ç’ka t’i bëjmë asaj?

Ta lëmë të mbetet e tillë, domethënë e shkuar.

Është e bukur jeta, megjithatë apo?

Jeta asht aq e plotë, sa që nuk i duron epitetet./

ObserverKult

ridvan dibra
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook