Lidhu me ne

Letersi

Të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka – Poezi nga Ali Asllani

Featured Image
sharethis sharing button

Poezi nga Ali Asllani

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

5 rregullat e panegociueshme që Madonna u ka vënë fëmijëve

Madonna ka zbuluar sekretin e suksesit të saj si nënë në rritjen e fëmijëve. Ata kanë lirinë e tyre, por...

Radar5 orë më herët

Denoncimi i Hysenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret

Denoncimi i Hysenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret Denoncimi i Hasenbelliut: Rama më kërkoi...

Mix6 orë më herët

Hasbulla provon çizmet e famshme “Super Mario”

Kur maska e njohur e modës, MSCHF, nxorri në shitje një palë çizme të kuqe me detaje stilistike ekstravagante, të frymëzuara...

Mix6 orë më herët

Dieta që na ndihmon të forcojmë kockat

Flitet shpesh për osteoporozën, e cila është një sëmundje tinëzare, përgjegjëse për fraktura të cilat në pleqëri mund të jenë...

Mix6 orë më herët

E dehur, Olta puth në buzë Dean dhe shan Luizin

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit banorët e BBV kërcyen e u kënaqën nën muzikën e DJ PM dhe...

Mix6 orë më herët

5 përfitimet shëndetësore të Agjërimit

Me ardhjen e muajit të Ramazanit, bota islame po përgatitet për agjërim. Agjërimi, i cili është një adhurim shumë i...

Mix6 orë më herët

Cilat janë 5 arsyet që nuk po humbisni peshë ?!

Humbja e peshës mund të jetë sfiduese. Mund të duket sikur keni provuar çdo dietë apo truk të të ngrënit...

Mix6 orë më herët

Çfarë është Nevruzi, tradita e lashtë 3 mijë vjeçare, dhe cilat janë 7 ushqimet që duhet të konsumoni?

Alaa Al-Marjani/Reuters Nowruz – No-Ruz ose Farsi për “ditën e re” – është një festë e lashtë që kremton ditën...

Mix6 orë më herët

Bill Gates: Inteligjenca Artificiale, përparimi më i madh i njerëzimit në dekada

Në një postim, Bill Gates iu referua inteligjencës artificiale, duke theksuar se ajo është përparimi më i rëndësishëm teknologjik i njerëzimit në dekada,...

Radar7 orë më herët

Rama përdor strategji perverse për të goditur, pasojat do jenë të tmerrshme

Cukali: Kryeministri përdor strategji perverse për të goditur, pasojat do jenë të tmerrshme Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto...

Facebook