Lidhu me ne

Radar

Vendimi qesharak/ Minoranca Alibeaj do konkurrojë si PD

Katër ushtarë të Rilindje; Elvin Lako, Koli Bele, Ilir Rusmali dhe Ledio Braho vetëm kanë ngritur duart për një sekret publik që të gjithë e dinin prej muajsh; me siglën e PD në këto zgjedhje, ku duhet të triumfojë Edi Rama, do të prezantohet një minorancë e papërfillshme brenda kësaj partie.

Katër nga pesë anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosën regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn. KAS ka vendosur se ky i fundit mund të depozitojë dokumentacionin me emrin e tij si kryetar i komanduar ndonëse ish partia ka në gjykatë si lider të pa ç’regjistruar Lulzim Bashën dhe ndonëse Alibeaj nuk është votuar kurrë për postin që i njohën Elvin Lako, Ilir Rusmali, Koli Bele dhe Ledio Braho.

Me këtë vendim praktikisht KAS ka kundërshtuar qëndrimin e Kryekomisionerit Ilirian Celibashi, që pretendonte se nëse vula i jepet grupimit të regjistruar në gjykatë me kryetar Bashën, duhej që ky i fundit të mbante edhe përgjegjësinë për aktet që do firmoste. Në vendimin e dy ditëve më parë, Celibashi kërkoi që PD të mos futej në zgjedhje pasi nuk kishte plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. Celibashi e vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai që figuron në Gjykatën e Tiranës ende si lider i partisë.

Por, ky pretendim u kundërshtua nga përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa, që parashtroi para KAS të gjithë argumentet ligjorë, përmes së cilave kërkohej rrëzimi i vendimit të KQZ, për mosregjistrimin e tyre në zgjedhje. Sefa u ndal në autorizimin e lënë nga Basha para se të jepte dorëheqjen për regjistrimin e PD-së në zgjedhje. Sefa tha, se ky autorizim iu jep atyre tagër që të bëjnë kërkesën për regjistrim në zgjedhje, ndërsa sa i takon deklaratës solemne tha se nuk është e detyrueshme që të firmoset nga Lulzim Basha, pasi kjo është përgjegjësi e subjektit politik.

Pra, po të ripërmbledhim atë që ka ndodhur, Gjykata e Apelit e kthehu çështjen për rishqyrtim duke i dhënë mundësinë atij grupimi që përkrah Rama dhe Lindita Nikolla në Parlament, të ruante vulën e PD. Edhe kreu i KQZ, Celibashi vazhdoi në të njëjtën linjë, veçse kërkoi që meqë vula kishte mbetur te ajo pjesë që kishin Bashën si kryetar të regjistruar në gjykatë, dokumentacionin për pjesëmarrjen në zgjedhje duhej ta nënshkruante vetëm ai. Katërshja e KAS, Elvin Lako, Koli Bele, Ilir Rusmali dhe Ledio Braho, ia hoqi qafe edhe këtë andrallë Alibeajt duke sanksionuar se si opozitë zyrtare ndaj Ramës në zgjedhje duhet shpallur një minorancë e papërfillshme e PD.

Si përfundim në fletën e votimit emri në krah të Partisë Demokratike do të jetë Enkelejd Alibeaj. KAS privilegjoi argumentat e Alibeajt duke shpallur se “e detyron Komisionerin Shtetëror të regjistrojë subjektin zgjedhor Partia Demokratike, me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë” thuhet në vendimin e lexuar nga relatori i çështjes, Koli Bele.

Kështu u rrëzua pretendimi i Berishës si mishërim i shumicës, ndonëse përfaqësuesi i tij ligjor tha që do ta dërgojnë çështjen në Kolegjin Zgjedhor brenda afatit të lejuar pesë ditor.

Dhe në këtë pikë aplikimi i standardit të dyfishtë nga tragjik rrezikon të bëhet komik. Sepse nëse me vendimin e Gjykatës së Apelit vula iu rimor Berishës për t’u dhënë Alibeajt duke lejuar që ky i fundit të ankimohej për një proces ku nuk qe palë, tani të tjerë gjykatës, ata të Kolegjit Zgjedhor, mund ta refuzojnë pretendimin e Berishës me argumentin e kundërt, se ai nuk mund të bëhet palë në konfliktin e Alibeajt me Celibashin.

Në gjithë këtë lojë me kungulleshka qëllimi është vetëm një: që si opozitë zyrtare përballë Ramës të shfaqet pjesa më e cfilitur, më e dobët dhe më jo serioze e PD. Prandaj në fletën e votimit në 14 maj, krahas emrit Partia Demokratike, do të shfaqet i mandatuari, por i pavotuari si kryetar, Alibeaj.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook