Lidhu me ne

Kryesore

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha thirrje punonjësve të administratës: Mos u bëni pjesë e krimit për qëllime elektorale

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha thirrje punonjësve të

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim nga selia blu u bëri thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bë gjithçka në kundërshtim me Kushtetutën për të mbajtur pushtetin.

Gjatë fjalës së tij Berisha, gjithashtu tha se do të ndërmarrë  hapa ligjore ndaj aplikacionit “Aktivisti”, duke shtuar se është një aplikacion antiligjor.

“Edi Rama po bën gjithçka në kundërshtim me Kushtetutën , të hapur me ligjet për të mbajtur monizmin e tij të bazuar në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Jam sot para jush për t’u bërë thirrje punonjësve të Administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral për qëllime të mbështetjes, Aktivisti është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar sepse është dëshmi flagrante e narkoshtetit. Janë shkelur rregullat themelore, pasi përdoret si një mjet terrori për shqiptarët.

Duke denoncuar para jush njoftoj se PD do të ndërmarrë hapa ligjore ndaj këtij instrumenti terrori si brenda vendit dhe në institucionet respektive, pranë rrjeteve sociale me të cilat përdoret ky aplikacionit antiligjor”, tha Berisha, ndërsa shtoi: “Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por mbi dyfishim dhe trefishim i tyre do të jetë objektiv numër një.

Pagat e ulëta duhet të dyfishohen, dhe ne i garantojmë se pagat në të gjithë sistemin e piramidës administratës shtetërore do të dyfishohen. Por këto akte nuk ndërmerren para zgjedhjeve për të ndikuar votën e qytetarëve.

Thirrja e tij për rritjen e rrogave është një demagogji, pasi nuk bëhet me vullnet, është propagandë. PD do të depozitojë në Parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta në Shqipëri”

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook